LAJMI I FUNDIT:

Shtëpi e vogël në kopsht në të cilën ka çdo gjë – e ndërtuar për vetëm tre muaj

Shtëpi e vogël në kopsht në të cilën ka çdo gjë – e ndërtuar për vetëm tre muaj

Shikoni se si një çift e ka ndërtuar shtëpinë magjike ekologjike të ëndrrave

Marku dhe Joana kanë dëshiruar të kenë shtëpi e cila u përgjigjet perfekt mënyrës së tyre të jetës, transmeton Telegrafi.

Shtëpi minimale, në të cilën nuk do të ketë mbeturina, as gjëra të tepërta, por vetëm ato që janë të domosdoshme, por pak rreze dielli dhe shumë dashuri.


Eksterieri i shtëpisë është nga druri, ndërkaq bukurinë e vërtetë e bën ajo që shtëpia ka hapësirë të madhe në ambient të hapur.

Për ta bërë shtëpinë e tyre më të këndshme, me gjithë klimën e nxehtë australiane, çifti pranë shtëpisë ka ndërtuar një verandë të vogël.

Brendësia e shtëpisë është e këndshme dhe e rregulluar, magji të posaçme jep drita e madhe natyrale.

Shtëpia ka dhomën e ditës, kuzhinën e pajisur në tërësi, makinën për larje të rrobave e cila, për shkak të kursimit të hapësirës, është vendosur në shkallë, banjën dhe dhomën e gjumit nënkulm.

Është ndërtuar edhe dhoma shtesë për beben.

Çifti në këtë shtëpi të përbashkët ka kursyer mjaft, gjë që ka hapur mundësinë për ide të reja afariste, siç është hapja e restorantit vegan.

Nënkulm ka më shumë hapësirë në mënyrë që lëvizja rreth krevateve të jetë e mundur, ndërkaq nga të dyja anët gjenden dritaret për ajrosje më të mirë dhe për më shumë dritë natyrale.

Çifti për ndërtimin e kësaj shtëpie ka shpenzuar 50 mijë dollarë dhe e ka ndërtuar për vetëm tre muaj, ndërkaq si duket jeta në shtëpinë e tyre të vogël ekologjike – shikojeni në video-xhirim!

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Pastroni guaskën e tualetit me produkte natyrale, pa kimikate të forta

Pastroni guaskën e tualetit me produkte natyrale, pa kimikate të forta

A e dini se...
Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

Bëje vet
A duhet larë peshqirët bashkë me rrobat?

A duhet larë peshqirët bashkë me rrobat?

A e dini se...
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Këshilla Lifestyle
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kalo në kategori