Nënat që ndoqën dietën mesdhetare gjatë shtatzënisë lindnin fëmijë me zhvillim neurologjik, social dhe emocional më të mirë deri në moshën 2-vjeçare krahasuar me fëmijët, nënat e të cilëve nuk e ndoqën një dietë të tillë

“Pavarësisht studimeve të mëparshme që kanë treguar lidhje midis stilit jo të mirë të jetesës dhe zhvillimit më të dobët të fëmijëve, asnjë studim i mëparshëm nuk kishte vlerësuar nëse ndërhyrjet e stilit të jetesës përmirësonin zhvillimin neurologjik”, tha bashkëautorja e studimit Dr. Francesca Crovetto, një studiuese në Qendrën Kërkimore të Mjekësisë Fetale në Spanjë.


"Në vitin e dytë të jetës truri i fëmijëve merr disa nga përfitimet që ata morën përmes ushqimit kur nënat ishin shtatzënë", tha Dr. Miguel Martínez-González, një profesor i mjekësisë në universitetin e Navarrës në Spanjë.

"Asnjë model tjetër diete nuk ka një grumbullim kaq mbresëlënës të provave shkencore sa dieta tradicionale mesdhetare", tha Martínez-González.

Dieta mesdhetare përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore dhe zvogëlon rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit, kockave më të forta, një zemër më të shëndetshme dhe jetë më të gjatë.

Mediterranean diet  1

Çfarë është dieta mesdhetare?

Dieta mesdhetare përqendrohet tek perimet, frutat dhe drithërat, ndërsa kufizon konsumin e mishit të kuq, të qumështit dhe të ushqimeve të përpunuara, citon Anabel.

Kjo dietë është e pasur me vitamina dhe minerale që duhen gjatë shtatzënisë si dhe ofrojnë efekte antioksiduese. Mes tyre, peshku me acide yndyrore omega 3 promovon zhvillimin njohës tek foshnjat. /Telegrafi/