Shtatori është muaji “me zile”, koha kur secili fëmijë, adoleshent por edhe student universitar është koha t’i thotë “Mirupafshim” pushimeve dhe verës, duke iu rikthyer kështu rutinës së zakonshme të mësimeve dhe shkollimit.
Qëlloi këtë vit që data 1 këtij muaji të jetë e shtunë, dhe si rrjedhojë procesi i mësimit fillon sot (e hënë) më 3 shtator në të gjitha shkollat në Kosovë.
Disa po e përtojnë, disa gëzojnë e ca të tjerë po e ndjejnë me nostalgji një ditë të tillë. Për këta të fundit, koha kur ishin fëmijë mbaroi, dhe e gjitha çfarë kanë mbetur janë një kujtim i bukur i kohës kur një datë e tillë i zgjonte nga gjumi më herët se zakonisht…
Si vend i vogël që është Kosova, jo të rralla dhe koiçidenciale mund të jetë rastet kur dy ose më shumë figura publike të kenë qenë në një klasë. Të tillë janë disa këngëtar, ministra e dizajnerë të famshëm shqiptarë që dikur ndanin të njëjtën klasë në shkollën fillore.
Telegrafi për këtë shtator realizoi një storje të veçantë duke iu sjellë rrëfimet e veçanta të fytyrave publike që dikur ishin në të njëjtin klasë. Malli për atë kohë nuk mungon…
Zanfina Ismaili, Nora Istrefi dhe Fjolla Krasniqi në të njëjtën klasë
Mund të mos e keni ditur, por këngëtaret Zanfina Ismaili, Nora Istrefi e Fjolla Krasniqi ishin në të njëjtën klasë, në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Secila nga to u bënë të suksesshme në rrugën drejt muzikës, ndonëse Fjolla është ajo e cila mbeti më prapa duke mos dashur të vazhdojë rrugëtimin në muzikë.
Zanfina tregoi për Telegrafin, se koha e fëmijërisë për të ka qenë shumë e veçantë, dhe kujtimet nga shkolla i ka të shumta.
“Deri në klasën e katërt kam vijuar mësimet në shkollën “Elena Gjika” ndërsa më pas, nga klasa e katërt deri në të tetën, u zhvendosa në SHFMU ‘Dardania’.E vërtetë që kemi nostalgji për atë kohë kur ishim të vegjël dhe i vetmi preokupim ishte si do ta përballojmë daljen e parë “publike” para mësueses, shkollës dhe shoqërisë së re. Ah sikur të isha edhe njëherë në atë moshë!”, tha Zanfina Ismaili për Telegrafin.
E njëjta, vazhdon tregimin duke thënë se emocionet e shtatorit janë ndryshe tashmë për të, dhe përkufizohet vetëm duke parë fëmijët e tjerë teksa shkojnë në shkollë.
“Ndër periudhat më të mira të jetës ka qenë shkolla fillore, kohë kur je fëmijë pa preokupime dhe probleme, kur të vetmen dëshirë e ke të luash e të shoqërohesh”, tregoi tutje Zanfina.
Edhe Nora ka kujtimet të bukura nga fëmijëria, e veçanëisht momentet që kalonte në shkollë.
“Zanfinën e kam pasur në klasë, në atë kohë e kam njohur edhe Adelinën kam qenë shumë e vogël, normalisht që na ka folur mirë. Adelina i përket një gjenerate tjetër dhe si kolege kam shumë respekt”, ka thënë Nora Istrefi.
Përndryshe, Nora është e martuar prej katër vitesh me Robert Berishën, dhe së bashku kanë një vajzë, teksa Fjolla dhe Zanfina vazhdojnë të mbesin beqare.
Nora vazhdon ende të merret me muzikë, Zanfinë më pask ngase është aktive në profesionin tjetër të saj si jurise, ndërsa Fjolla është totalisht jashtë tregut muzikor, ndonëse merret me korin e fëmijëve “Polifonia”.
Memli Krasniqi, Blerand Stavileci e Uran Ismaili dikur ndanin të njëjtën bankë
Janë që të tre emra të njohur në Prishtinë, por dikur këta djem ishin në të njëjtën klasë, madje edhe në të njëjtën bankë së bashku. Ata kanë qenë nxënës të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Deputeti Memli Krasniqi, ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerans Stavileci, dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dikur ishin dhe vazhdojnë të jenë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin.
Në një rrëfim për Telegrafi, treshja në fjalë treguan se sa me nostalgji e kujtojnë kohën kur bashkë ndanin të njëjtën bankë, teksa edhe se si e përjetojnë sot 1 shatorit, duke qenë se secili prej tyre kanë marrë statusin prind.
“Po unë me Uranin dhe Blerandin kemi qenë në një klasë bashkë, madje edhe në një bankë për katër vite të shkollës së mesme. Me Blerandin madje kemi qenë në një klasë edhe në shkollë fillore. Kohë jashtëzakonisht të mira në kuptimin e shoqërisë dhe afërsisë. Por mund të them edhe kohë të vështira pasi, sepse ka qenë viti 1994 kur e kemi filluar shkollën e mesme, një vit ku ka kulmuar lufta për kufijtë në Kosovë, dhe kemi qenë ata që e kanë përjetuar rëndë, dhe sigurisht që ka ndikuar edhe në pjekurinë tonë, por si botëkuptim raportet shkollore kanë të qenë të sinqerta në një shoqëri, e cila nuk është zbehur edhe pas kaq vitesh”, ka thënë Memli Krasniqi për Telegrafin.
Tutje, deputeti nga radhët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës, thotë se për të këtë vit shtatori është më i veçantë, kjo ngase djali i tij i vogël, Mali, do të vijojë për herë të parë një vit shkollor.
“1 shtatori si datë që i kthen fëmijët në shkollë është emocionuese, për mua personalisht është emocionuese për shkak të fëmijëve. Këtë vit djali im, Mali, fillon klasën e parë, dhe është shumë i ngazëllyer, e këtij gëzimi i bashkëngjitemi të gjithë si familje. Shtatori si maj e ka sharmin e vet, e kthen familjen në një normalitet dhe rutinë pas pushimeve, një ditë e veçantë për secilin fëmijë”, ka thënë tutje Krasniqi.
https://www.instagram.com/p/BgJTjYXgjH-
Kujtime të bukura dhe nostalgji shkolla e mesme i ngjallë edhe ish-ministrit të Zhvillimit Ekonomik, njëherësh Presidentit të klubit basketbollistik “Prishtina”, Blerand Stavilecit.
Ai thotë për Telegrafin se koha e adoleshencës është një nga periudhat e tij më të bukura të jetës që pati fatin ta rrugëtojë së bashku me Memlin dhe Uranin.
“Ajo kohë, koha e gjimnazit, është njëra nga epokat më të bukura të jetës sonë. Me Memlin një epokë të tillë e kishim kaluar edhe në shkollën fillore. Ndërkaq, kjo e mesmja, mbase edhe për shkak të tinejxherllëkut, ishte edhe më dinamike, edhe më interesante. Kaluam nëpër shumë momente të bukura së bashku, suksesesh e sfidash kolektive dhe personale. Kishim një shoqëri të çiltërt dhe fisnike. Secili ishim shembullor në punët që bënim e sidomos në talentet që kishim. Jam shumë i lumtur që shumë njerëz të asaj gjenerate u bënë të suksesshëm në lëmi të ndryshme, ndërkaq ne patëm fatin të kemi edhe pozita shumë të larta në qeverinë e shtetit tonë, ëndërr kjo e cila asokohe na ndalohej edhe ta ëndërronim e lëre më të besonim. Po ja që gjërat ndryshuan për së mbari, politika ndryshoi, sendet ndryshuan, shteti jonë u bë, shumëçka evoluoi, e shoqëria jonë mbeti ajo e vjetra. E mirë dhe e fortë”, tha Blerand Stavileci për Telegrafin.
Në vazhdimin e bisedës, Stavileci thotë se ndjenjat si prind janë ndryshe kur vjen shtatori, dhe ndjehet i lumtur që fëmijët e të treve po shkollohen në një frymë krejt tjetër.
“Sot, si prind, që të tre, jemi të lumtur që fëmijët tanë, Omeri, Uma, Bora, Mali, Vera dhe Mia po edukohen e shkollohen në një frymë krejt tjetër. Duam të shpresojmë e të besojmë se udhëtimet e tyre shkollore e rinore të jenë edhe më të pasura edhe më të bukura se tonat. Lutemi për ta!”, thotë Stavileci.
Ministri i tanishëm i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjithashtu e çmon shumë kohën kur së bashku me Blerandin dhe Mermlin ndanin të njëjtën bankë. Për të, kjo kohë ishte vërtet e veçantë.
“Kohë interesante shumë, shumë e mirë, një kohë kur realisht jemi njohur me njëri-tjetrin, një shoqëri e cila vazhdon edhe ditëve të sotme. Shtatorin, ose periudhën e shkollës së mesme e kujtoj si çdo tjetër, kur gajlet tona të vetme ishin: cilin mësim ta mësojmë? Kush do pyetet? Etj. Kemi pasur raporte shumë të mira bashkë, si dhe shumë të përbashkëta. Memli është ai që e ka dashur gjithmonë më së shumti artin, për dallim prej meje dhe Blerandit që jemi marrë më shumë me sport”, tha Uran Ismaili për Telegrafin.
I njëjti thotë se 1 shtatori tani si prind i sjell emocione ndryshe, teksa e veçant vazhdon të mbetet shkolla fillore në të cilën ai ka vijuar mësimet, e tani të njëjtën gjë po e bëjnë fëmijët e tij.
“1 shtator për mua është mjaft i veçantë pasi që të dy fëmijët e mi vijojnë mësimet në po të njëjtën shkolle fillore që kam qenë unë, në SHFM “Ismail Qemaili”. Sa herë që i dërgoj ndjej nostalgji për një kohë të mirë, sigurisht që tani si prind e përjetoj ndryshe. Jam i lumtur që fëmijët e mi shkollohen në një Kosovë që është e lirë dhe nuk ka probleme, ndryshe nga ç’ishte në kohën tonë kur ishim shumë më të kufizuar. Kështu që si prind mund të them shumë mirë, ndoshta një ndjenjë më e mirë se kur kam shkruar vet (qesh), ngase të gjithë në atë moshë shkonim me pak përtesë, puna që përfundonte vera dhe fillonte mësimi”, ka treguar më tej Ministri Ismaili.
Diellza Dobroshi dhe Dua Lipa në të njëjtën shkollë
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sa ishte në Prishtinë për katër vite të fëmijërisë së saj, ajo vijoi mësimet në shkollën private “Mileniumi i Tretë”, bashkë me Diellza Dobroshin.
Kjo e fundit, e cila karrierën e nisi si këngëtare e ndërsa po e vazhdon si agjente marketingut në linjën e veshjeve të stilistes Krenare Rugova, rrëfen për Telegrafin se si ishte për të koha kur bashkë me Duan bëheshin pjesë e programeve të ndryshme shkollore.
“Eksperiencat e mia me Duan kanë qenë kryesisht të lidhura me muzikë meqë kemi kënduar bashkë në programe e organizime të ndryshme të shkollës. Natyrisht që të gjitha ato kujtime i çmoj shumë sepse mendoj që janë pjesë shumë e rëndësishme e fëmijërisë sime”, ka thënë Diellza për Telegrafin.
Më poshtë gjeni videon kur Dua Lipa dhe Diellza Dobroshi këndonin së bashku në programet shkollore te “Mileniumi i Tretë”:
Tutje, ajo thotë se suksesi i Duas është motivim për të që edhe ajo të vazhdojë rrugën drejt një suksesi të shumë-dëshiruar.
“Suksesi i arritur nga Dua përpos që është për tu krenuar, është edhe shumë motivues për femra tjera të reja të fushave të ndryshme që synojnë sukses në forma të ndryshme. Personalisht, ndihem shumë e motivuar me rrugëtimin që e kam nisur me kompaninë KRENARERUGOVA duke e shndërruar në një ndërmarrje ndërkombëtare. Shpresoj që do të vazhdoj të shoh shumë të rinj të tjerë që me aftësitë e tyre kanë ambicje për të kontribuar në industri të shumta”, ka treguar më tej Diellza Dobroshi.
Ndërkohë, artistja që i bën krenarë shqiptarët kudo në botë, Dua Lipa, në një intervistë të dhënë për Telegrafin disa ditë më parë ka rrëfyer se si ruan nga Prishtina kohët më të mira të fëmijërisë të cilat i kalonte së bashku me shoqëri.
“Duke pasur të gjitha të shoqet e mia përreth në shtëpinë time dhe përgatitjet për të dalë së bashku mbrëmjeve, do të jenë ndoshta kujtimi që gjithmonë do të vërë një buzëqeshje në fytyrën time. Mua më mungojnë miqtë e mi, por unë jam me fat që më telefonojnë dhe janë me mua sa herë të jetë e mundur”, ka thënë Dua Lipa për Telegrafin.
Duket se shtatorët e jetës nuk janë të shumtë, dhe duhet shijuar në maksimum për aq kohë sa ke një arsye për tu zgjuar herët, për ta takuar shoqërinë dhe për të marrë dije.
Personazhet e mësipërm e vërtetuan më së miri, se pavarësisht faktit se shtatori mund të duket muaj i cili thyen pushimet verore – mbetet një muaj aq i bukur, sa vetmja fjalë që e kujton atë është “NOSTALGJI”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Më në fund ndodh puthja e parë mes Leos dhe Lejlës
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje