Janë zhvilluar ndeshjet e para të javës së dytë në elitën e futbollit zviceran.

Zvicra ka qenë nën ethet e derbit të madh të qytetit të Zurichut, ku Grasshoppers ishte nikoqir i Zurichut.


Në fund fitores iu kanë gëzuar skuadra e Zurichut me rezultat të pastër 2-0.

GC

Ishte kjo ndeshje shqiptare, pasi në këtë takim u aktivizuan plot shtatë futbollistë shqiptarë nga të dyja skuadrat.

Bujar Lika e Nedim Bajrami e nisën nga minuta e parë këtë sfidë për vendasit e Grasshoppers.

Ndërkohë në pjesën e dytë në lojë u aktivizua edhe super sulmuesi Shani Tarashaj që u rikthye nga lëndimi.

Photo Benjamin Soland (Photo Benjamin Soland)

Por Zurichu të udhëhequr nga Hekuran Kryeziu arriti fitore bindëse.

Përveç reprezentuesit të Kosovës që ka qenë fantastik në këtë sfidë, nga minuta e parë luajtën edhe super mbrojtësi Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni.

Kolollii Benjamin Kololli debutoi me Zurichun

Ndërkohë në pjesën e dytë radha ishte për debutimin e Benjamin Kolollit.

Pas dy ndeshjeve të para, Zurichu e sheh vetën si lider me gjashtë pikë, ndërkohë GC ende nuk ka marrë pikë këtë edicion. /Telegrafi/

telegrafi sport app