LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK: Rritet kontrolli i brendshëm i shpenzimit të barnave  

SHSKUK: Rritet kontrolli i brendshëm i shpenzimit të barnave  
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përmes funksionalizimit të Sistemit të Menaxhimit të Stokut Farmaceutik ( SMSF) thekson se është duke rritë menaxhimin dhe kontrollin e shpenzueshmërisë së barnave dhe produkteve mjekësore.

SMSF është sistem përmes së cilit barnatorja qendrore, barnatoret e klinikave dhe barnatoret e Reparteve regjistrojnë planifikimin e barnave, kërkesat, porositë, stokun, daljet për pacientë si dhe shërbime tjera përfshirë kartelat e ilaçeve, raportet, etj.

“Pra, ky sistem mundëson që ilaçet të monitorohen në mënyrë elektronike që nga momenti i daljes nga Barnatorja Qendrore e deri tek shfrytëzuesi i fundit – pacienti: thjeshtë ofron informata në kohë reale për secilin ilaç që i është dhënë pacientit, nga kush i është dhënë dhe kohën e dhënies, duke siguruar në këtë mënyrë informatat e nevojshme për secilin ilaç se ku është shpenzuar.


Nga fillimi i aplikimit të këtij sistemi në gjysmën e dytë të vitit të kaluar e deri më tani SHSKUK ka regjistruar mbi 20.000 ilaçe (produkte mjekësore) – dalje të realizuara nga barnatoret e reparteve për pacient”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, sistemi i tillë i kontrollit përmes SMSF aktualisht është funksionalizuar në disa klinika të QKUK-së, ndërsa janë duke punuar që këtë sistem t’a funksionalizojë dhe aplikojë në të gjitha barnatoret e Klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori