LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK në janar do të hapë konkurs për 370 pozita me ushtrues detyre

SHSKUK në janar do të hapë konkurs për 370 pozita me ushtrues detyre
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK) gjatë këtij muaji pritet të hapë konkurs për 370 pozita të cilat janë me ushtrues detyre

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, në një intervistë për KosovaPress, tregoi mbi investimet e bëra gjatë vitit 2024 në SHSKUK dhe efektin e tyre në rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Azizi derisa ka folur për hapjen e konkursit për 370 pozita, ai garantoi proces transparent.


“Janë diku mbi 370 persona brenda SHSKUK-së me rolin e ushtruesit të detyrës dhe kjo situatë ka vazhduar në disa raste edhe me dhjetëra vite që dikush është ushtrues detyre.

Ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit ka krijuar paqartësi. Më në fund e kemi marrë një interpretim prej DMSP-së dhe menjëherë kemi kërkuar prej secilës njësi kërkuese që të hapë konkurs për pozitat e ushtruesve të detyrave…

Gjatë janarit do të hapet konkurs për të gjitha pozitat e ushtruesve të detyrave në gjithë SHSKUK“, tha ai.

Drejtori i SHSKUK thotë se në vitin 2024 kanë siguruar 74 për qind të barnave dhe materialeve nga lista esenciale, duke krijuar stabilitet të furnizimit.

“Jam i bindur në bazë të raporteve se 2024 ka qenë viti me furnizimin më të mirë sa i takon të gjithë SHSKUK-së me barna të listës esenciale, materiale tjera shëndetësore të nevojshme për punën e pandërprerë të SHSKUK-së.

E vërteta është se kur kam ardhur këtu kam gjetur vetëm 25 për qind të kontratave të lidhura të komplet listës esenciale para një viti.

Derisa tani kemi arritur 74 për qind të plotësimit të listës esenciale ku kemi kontrata aktive, 74 për qind të produkteve”, tha ai.

Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer disa rinovime dhe ka nisur përdorimi i aparaturave të reja.

Për këto intervenime, drejtori Azizi thotë se janë duke bërë transformim radikal në shëndetësi.

“Të gjitha sallat që janë rinovuar dhe që do të vazhdojnë të rinovohen tash e tutje do të kenë filtra për parandalimin e kontaminimit të kryqëzuar që d.m.th për ta zvogëluar mundësinë e infeksioneve brenda spitalore.

Qasja intervenim që kemi ne në secilin repart apo klinikë, ka qenë që ta modernizojmë absolutisht atë njësi përbërëse të SHSKUK-së në mënyrë që së paku në 5-10 vitet e ardhshëm të mos ketë nevojë për intervenim. Kjo nënkupton vendosjen e ventilimit qendror i cili ka munguar në të gjitha klinikat dhe repartet, vendosjen e standardeve të hapësirave… Jemi duke e bërë një transformim radikal ku edhe mendësia e vetë objekteve ka ndryshuar,” tha ai.

Buxheti i ShSKUK-së për 2024 gëzonte 180 milionë euro, prej të cilave deri më tash janë shpenzuar 90 për qind e mjeteve.

“Ka qenë më pak se 180 milionë në përgjithësi buxheti për komplet SHSKUK-në dhe të gjitha njësitë përbërëse të saj. Pjesën më të madhe e marrin pagat. Deri tani që flasim në përgjithësi në SHSKUK si administratë qendrore, por edhe në QKUK janë shpenzuar diku rreth 90 për qind e buxhetit në të dy njësitë, derisa pak çalojmë me investime kapitale”, thotë ai.

Azizi nga drejtorët e klinikave dhe reparteve ka kërkuar ndarje më të barabartë të detyrave për profesionistët shëndetësorë.

“Operacionet nuk janë e vetmja njësi matëse për punën e një mjeku, një mjek, një specialist kryen edhe punë të tjera përveç operacioneve, kryen edhe vizita specialiste kryen edhe konsultime dhe shërbime të tjera brenda SHSKUK-së, të cilat janë të një rëndësie të rëndësishme sa edhe operacionet…

Kjo është çështje menaxheriale e drejtorit të Klinikës. Mendoj se është dashur një punë shumë më e madhe e drejtorëve të Klinikës në një shpërndarje të barabartë të detyrave, por jo detyrimisht secili mjek duhet të ketë numrin e njëjtë të operacioneve për arsye se kemi të bëjmë me një fushë ku edhe ka specialistë e subspecialistë”, tha Azizi.

Kujtojmë, në vitin që sapo e lamë pas, Ministria e Shëndetësisë ka rinovuar disa reparte në Gjinekologji dhe Obstetrikë, Emergjencë, Onkologji, Urologji, Radiologji, derisa është përuruar edhe aneksi i Ortopedisë. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Muhaxheri dorëzon mandatin, kush pritet ta zë vendin e tij si deputet i ardhshëm i LDK-së?

Lajme
Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës

Përshkallëzohet protesta në Koçan, demolohet kafeneja e pronarit të diskotekës "Pulse"

Lajme
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Lajme
LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

Lajme
Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Gruaja e këngëtarit që humbi jetën në diskotekën e Koçanit: Shteti ka qenë jo-human ndaj meje gjatë ditës së djeshme dhe nuk është e vërtetë se bendi i solli fishekzjarret

Kronikë e Zezë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori