Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar dr. Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.
Sipas njoftimit për media, mjeku i sulmuar mbrëmë edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku, pasi që ai njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve
SHSKUK përmes këtij njoftimi ka dënon sulmin ndaj mjekut specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve të sëmundjes emergjente.
“Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës. SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe sulmuesin e mjekut ta nxjerrin si përgjegjës. Mjekët janë në shërbim të pacientëve, duke bërë punë të ndërgjegjshme dhe me sakrifica të mëdha”, thuhet në njoftim.
Ndryshe sot Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun S.F., në vendin e tij të punës.
Sipas njoftimit për media të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim