Historia e një vajze shqiptare, vetëm 15 vjeçe po trondit opinionin publik në Greqi, pasi minorenia “ka vënë me shpatulla pas murit” 20 persona që i akuzon për marrëdhënie seksuale që kur ajo ishte 12 vjeçe.
Por mbi të gjitha, njëri prej të akuzuarve kryesorë është një biznesmen tepër i njohur në Greqi, në fushën e shëndetësisë.
Ndonëse emri i tij nuk publikohet nga mediat greke që lajmëruan edhe rastin, duket se vetëm fakti që ai është implikuar në historinë me xhakuzi, kokainë dhe seks, ka shokuar fqinjët, pasi duket se ai ka ekskluzivitetin e dhjetëra spitaleve private apo kompanive të importit të barnave.
Shqiptarja, që ka lindur në Greqi, përmendet vetëm si B. dhe ka rrëfyer para gjykatësve të Athinës të gjithë sagën e saj, mbushur me dhimbje.
E shfrytëzuar edhe nga familja, me babain e pastrehë, që kishte shkuar në shtetin fqinj prej afro 20 vitesh dhe e kishte lënë rrugëve, ajo ka kaluar një kalvar të gjatë abuzimesh seksuale.
“Unë shkova te…(biznesmeni i njohur dhe aktiv në sektorin e shëndetësisë). U takuam te… një klub nate tepër i njohur në Poseidon). Me një makinë luksoze shkuam në shtëpinë e tij. Hyri në xhakuzi, mori përpara një pjatë me kokainë. Herën e parë që bëmë seks ai më dha 900 euro. Më tha se nëse qëndroja gjatë me të, do të më vendoste 50 deri në 100 mijë euro në llogarinë time bankare. Pastaj vuri një këngë që fliste për spartanët dhe më kishte qejf. Më tha se ne jemi spartanë”, ka rrëfyer ajo para gjykatësve.
Sekretarit të gjykatës, iu desh të mbushtë 7 faqe A4 për zbardhjen e të gjithë dëshmisë për 20 personat që ajo i etiketon si shfrytëzues.
“Kur isha e vogël jetova me nënën time në Peristeri. Në vitin 2012 u vendosa në një shtëpi në Aspropyrgos. Motra ime, e cili ishte 20 vjeçe, jetonte me ne. Motra ime e madhe është 30 vjeçe, por jeton në Shqipëri dhe unë nuk e kam takuar kurrë. Shoku i nënës sime u soll shumë keq me mua dhe më prekte në vende të ndryshme. Nëna ime nuk ka reaguar. Një muaj më vonë shkova tek im atë, ku qëndrova për një muaj por edhe një herë që e pashë, ishte i dehur. I thanë se nëse nuk gjente një punë për të mbajtur shtëpinë, do t’ia sekuestronin dhe ashtu bënë”, ka rrëfyer më tej ajo.
Në dosjen e gjatë të gjykatës përmenden me radhë rastet kur ajo është shfrytëzuar për prostitucion për 3 vite me radhë, nëpër hotele të njohura, në ambiente me biznesmenë apo në vende të rëndomta.
Tashmë po gjykohen 20 të pandehur, kur në mesin e tyre janë prindërit e së miturës, si dhe biznesmenë të njohur dhe pronarët e hoteleve të mëdha. Padia është e rëndë: rrëmbim i fëmijëve, prostitucion me të mitur, posedim i drogës, etj. /GSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak