Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi ka rrahur për vdekje kolegun e punës në fabrikën “General Motors” në Orion Township.

Astrit Gjon Bushi, 49 vjeçare u dënua prej gjykatës së qarkut Oakland. Një juri e dënoi atë për vrasje të shkallës së parë. Sipas të dhënave të gjykatës, ai i shkaktoi vdekjen Gregory Lanier Robertson nga Pontiac, në gusht të vitit 2022.


Hetuesit thanë se Bushi, i cili është nga Shqipëria dhe Robertson ishin bashkëpunëtorë në fabrikë.

Screenshot 3 25

Të dy ishin të punësuar në një kompani të pastrimit të kontraktuar nga GM, raporton detroitnews.

Zyrtarët policorë të Qarkut Oakland u thirrën në fabrikë rreth orës 01:40 të mëngjesit më 11 gusht të vitit 2022 pas raportimit për një grindje që rezultoi me plagosjen e një personi.

Ata arritën në vendin e ngjarjes dhe e gjetën pa ndjenja dhe të gjakosur Robertsonin. Policët dhe mjekët provuan t’ia shpëtonin jetën 49-vjeçarit, por nuk ia arritën dot.
Policia e gjeti Bushin duke qëndruar pranë trupit të Robertsonit dhe e arrestuan. /Telegrafi/