Shqiptarët që ndaloheshin të hynin në Shqipëri deri më 1991

Kastriot Dervishi Me dekretin nr. 3005, datë 23.11.1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7,003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë.
Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990 rreth 104 persona.
Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr.959, datës 4.9.1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”.
Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj.
Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”.
Dhe, meqë Leka Zogu ishte pesë vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”. Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr.3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot.
Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.
Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr.7514, datë 30.9.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4.9.1991 1. Leka Zogu 2. Azem Mustafa Shehu 3. Avdul (Aqif) Emin Kadiu 4. Alo Muke Luarasi 5. Asllan Zenel Cenaj 6. Ajdin Qazim Mete 7. Abulla MuratKaloshi 8. Ali Kajmak Tubova 9. Ago Sherif Agaj 10. Asim Shefqet Jakova 11. Abaz Fejzo Ermenji 12. Bajrush Azem Kosova 13. Bardhok Shkurt Markaj 14. Dodë Bardhok Gjini 15. Ditar Ibrahim Kurtesi 16. Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951) 17. Dilaver Dino Begu 18. Dhimitër Miho Maksakuli 19. Enver Mehmet Shaska 20. Enver Selman Dangëllia 21. Eqrem Hysen Peshkëpia 22. Enver Halim Peshkëpia 23. Eqrem Mahmet Telhaj 24. Ndue Frrok Dushi 25. Gjon Mark Jaku 26. Gjon Marka Çupi 27. Gjon GjetoVokrri 28. Gjon Marka Ndou 29. Hysen Osman Vërçani 30. Hetem HamitXhera 31. Haki Shefik Shehu 32. Hafuz Selman Hasa 33. Hiqmet Elmaz Meçe 34. Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur) 35. Ishan AbdiToptani 36. Isuf Maksut Baruti 37. Islam Sali Dobra 38. Isa Haziz Manastirliu 39. Isuf Mehmet Luzaj 40. Jorgji Refael Ruço 41. Jonuz HysenNdreu 42. Kujtim Bektash Cakrani 43. Kadri Hysen Morina 44. Kolë Ndue Frroku 45. Kolë PrendëDoda 46. Kajo Maksut Tresova 47. Kosta Harallamb Karajani 48. Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë) 49. Limoz Vehip Runa 50. Llesh Marka Doda 51. Miftar Zenel Spahiu 52. Meto Fetah Kalliri 53. Mubereq MuratToptani 54. Mark FranoTraboini 55. Mark Pash Pëllumbaj 56. Mehmet HasanXherahi 57. Mustafa Ismail Doko 58. Mark Bib Vokrri 59. Mark Tunxh Myftari 60. Mark ZefNdreca 61. Musa RexhHasani 62. Mato Murat Myftaraj 63. Ndue Mark Lala 64. Nikoll DodPrenga 65. Ndue Jak Zefi 66. Ndue Jak Bajraktari 67. Ndue Lush Martini (Prela, Miraka) 68. Ndrec NdueTuçi 69. Nikoll Mark Gjon Markaj 70. Ndue Gjon Markaj 71. Nesti JosifKopali 72. Pal Mark Lala 73. Prend NdueKaziu 74. Qemal Mustafa Siqeca 75. Qazim Azem Çakërri 76. Qazim Neki Libohova 77. Qani Emin Lesko 78. Reis SheroAgaj 79. Ramiz Faslli Gjilani 80. Ramiz MehmetKoçaj 81. Ramadan Ismail Koçaj 82. Rexhep Musli Krasniqi 83. Ruhi Veip Runa 84. Reshat Dervishi Biçaku 85. Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep) 86. Skënder Muço Metohu 87. Sulo Banush Pipa 88. Syrja Shefik Shehu 89. Sabaudin Shefqet Haxhiu 90. Sait QazimDemneri 91. Selaudin Hysen Sula 92. Selman BanushZhurka 93. Sami Ali Çaushaj 94. Stavro KristoKokali 95. Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944) 96. Seit beg Kryeziu 97. Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur) 98. Shaban Fetah Peshtani 99. Shyqyri Dervish Biçaku 100. Tajar Mehmet Shaska 101. Tahir Hajdar Vata 102. Turan Vesel Aliko 103. Teki Isuf Xhindi 104. Tahir Avdulla Hoxha 105. Theodhor Refail Ruço 106. Vasil KolëAndoni 107. Vasil Dhimitër Alarupi 108. Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988) 109. Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972) 110. Xhafer Zenel Meçe 111. Ymer Jakup Çakallozi 112. Zef Zog Zogu 113. Zef Marka Gjoka 114. Zeqir Jashar Hoshi 115. Zyber Mahmut Musaraj 116. Zef Marka Çupi 117. Zef Preng Gjoka 118. Zenel Sali Kellolli









































