LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët po i lindin fëmijët jashtë shtetit, 14.8 për qind më pak lindje në Shqipëri në tremujorin e dytë

Shqiptarët po i lindin fëmijët jashtë shtetit, 14.8 për qind më pak lindje në Shqipëri në tremujorin e dytë

Pas lajmit se shqiptarët janë ndër prindërit më të shumtë në numër nga të huajt në Britaninë e Madhe, shifrat e institutit të statistikave INSTAT tregon se e kundërta po ndodhë në Shqipëri.

Shqiptarët duket se po lindin fëmijë pasi emigrojnë jashtë shtetit. Sipas statistikave në vend, numri i lindjeve për tremujorin e dytë të këtij viti është 5,384, duke shënuar një rënie me 14.8 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2021.


Megjithatë shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë me 468 lindje më shumë se sa vdekje.

Sipas INSTAT, numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4,916, duke shënuar një rënie prej 19.4 për qind krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë pasqyrohet negative

Qarku me shtesën natyrore më të lartë mbetet Tirana, me 821 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 193 vdekje më shumë se sa lindje.

Ndërkohë që në Shqipëri numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta vitet e fundit si pasojë e emigrimit të lartë, shifrat e fundit nga Britania e Madhe tregojnë se më shumë se 3,000 foshnja lindën në vendin ishullor vitin e kaluar nga nëna nga Shqipëria. Kjo shifër është publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Shqiptarët me numrin më të lartë të fëmijëve të lindur në Britani, reagon ish-lideri i Partisë Brexit
Lexo po ashtu Shqiptarët me numrin më të lartë të fëmijëve të lindur në Britani, reagon ish-lideri i Partisë Brexit

Por shifrat kanë ngritur pikëpyetje për madhësinë e vërtetë të popullsisë shqiptare në Britaninë e Madhe, e cila sipas shifrave zyrtare është më pak se 50,000.

Lajmi ka sjell reagimin e një prej personazheve të njohur në jetën politike dhe shoqërore në Britani, ish-deputet i Parlamentit Evropian dhe ish-lideri i Partisë Brexit, Nigel Farage, i cili e ka raportuar këtë të dhënë si tronditëse.

Në një postim në Twitter, Farage ka shkruar: “Tani që një në dhjetë prindër të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, a mund të gjeni se sa është raporti në pesë vjet?”

Shifrat e lindjeve vijnë pas një raporti tronditës të zbuluar në The Mail të dielën ku doli se katër në dhjetë emigrantë që kalonin Kanalin me gomone ishin nga Shqipëria, shumë më tepër se ata që ikin nga lufta ose persekutimi në Afganistan apo Siri.

Politikat nxitëse të qeverisë shqiptare për stimulimin e lindjeve në vend duket se nuk ka dhënë suksesin e menduar. Shifrat tregojnë se shqiptarët po lindin dhe po tërheqin bonusin e bebes, por ata po lindin në numër të madh jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori