Shqiptarët përballë pansllavizmit: Plot pesë shekuj nana priti … Skënderbeut nji vëlla amerikan ia rriti!

Lufta e Parë Botërore përfundoi me padrejtësitë e Traktatit të Versajës. Populli gjerman u detyrua të paguajë reparacione të papërballueshme, Austria dhe Hungaria u cunguan, ndërsa u shpërblye më së shumti Serbia së cilës iu dha sovraniteti mbi Kosovën, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Vojvodinën, si dhe kontrolli mbi Kroacinë e Slloveninë. Këto padrejtësi shkaktuan Luftën e Dytë Botërore dhe luftërat në fund të shekullit XX në Ballkan.
Edhe Lufta e Dytë Botërore përfundoi me padrejtësi tjetër: triumfin e komunizmit rus dhe futjen nën kontrollin e Rusisë të shumë shteteve të Evropës Lindore. Askush rusët si çlirimtarë nuk i ka pritur as në Hungari, as në Rumani, as Çekosllovaki, as në Poloni … pos në Serbi. “Rusi dolaze”, brohorisnin në Beograd. E, dihet se çka ka ndodhur kur Armata e Kuqe futet në Beograd: përdhunimet masive të grave serbe. Kur Tito ankohet te Stalini, ky i fundit thotë: “Janë djem të rinj. Le të zbaviten, e meritojnë”. Nga ajo kohë është edhe thënia: “Ja te oslobodil, ja te jebal” (Unë të kam çliruar, unë të q…)! Por, Rusia nuk është shtet që çliron; është shtet që pushtimin e interpreton si çlirim. Dhe, të q…
Rusia ka synuar dhe ende synon që popujt sllavë t’i fusë nën një ombrellë. Për ta arritur këtë qëllim, dikur – kinse në emër të mbrojtjes së ortodoksëve – problem të vetëm e kishte Perandorinë Osmane. Turqia edhe sot është problemi më i madh rus, meqë nuk është shuar ëndrra për kontrollin ndaj Bosforit dhe Dardaneleve për ta legjitimuar veten si trashëgimtare të Bizantit e për të qenë përherë faktor në vendimmarrjen botërore. E, nuk është vështirë të mendohet nëse Stambolli do të ishte nën kontrollin rus se çfarë do të ndodhte me shqiptarët. Në rastin “më të mirë” do të ishin forcë ushtarake si kozakët e tatarët që “shpërblehen” e shpërngulen në toka të pabanuara në Rusisë. Sepse, Rusia nuk ka problem tokën nëse e arrin nënshtrimin dhe bindjen e përjetshme të të tjerëve.
Nuk duhet harruar se me emrin Qyteti Stalin deri më 1991 quhej Kuçova, në Shqipërinë që ishte vatra e fundit e stalinizmit në Evropë. E, doktrina e stalinizmit, që ndër të tjera kërkonte varësinë e të gjitha partive komuniste të botës ndaj Partisë Komuniste të BRSS-së, e frymëzon sot Vladimir Putinin i cili synon të kthejë ndikimin rus në Evropë ashtu siç ishte pas Luftës së Dytë Botërore kur për herë të parë triumfoi pansllavizmi të cilin studiuesi Daut Dauti e ka elaboruar mirë në raportet mes shqiptarëve dhe Serbisë.
Prandaj, pa hyrë tash në detaje se çfarë do të ndodhë me Ukrainën apo pas Ukrainës, ajo që ne shqiptarët duhet të bëjmë është të çlirohemi nga interpretimi komunist i historisë i kohës së Qytetit Stalin. Në Shqipërinë komuniste për Skënderbeun u tha se ka bërë luftë klasore me nacionalizim e kolektivizim të pronave. Për të është shkruar se e ka luftuar partikularizmin feudal, se ia doli fal mbështetjes së madhe të popullit dhe të lidhjes së ushtarëve me komandantin (me liderin!). Po ashtu, është thënë se s’i ka përfillur privilegjet e feudalëve, se shumë prej pronave të tyre ai i ka shkrirë në principatën e vet duke e formuar një shtet shqiptar ku kufijtë e zotërimeve feudale nuk ekzistonin më. Për komunistët koha e Skënderbeut përdorej për të projektuar synimet politike, duke e cilësuar Skënderbeun madje si komandant partizan që triumfoi kundër agresorëve të huaj e reaksionarëve të brendshëm, duke ia dalë të mbijetojë me një shoqëri të izoluar.
Pra, Skënderbeu përdorej për ta përforcuar mitin e Enver Hoxhës. E njëjta logjikë po përdoret sot në Kosovë. Por, plot pesë shekuj nana priti, Skënderbeut nji vëlla … shqiptar nuk ia rriti. Pikë. As që ka me ia rrit. Është vetëm një Skënderbe. Ndërsa, mbrojtësi, modeli që duhet të ndjekim ne sot është Amerika. Duhet të jemi mirënjohës për këtë e të mos luajmë me zjarrin se nuk jemi gati për luftë të re e as na duhet një luftë e re, sidomos në këtë kohë kur pansllavizmi prapë çoi krye.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit