Në vitin 2022, 141 060 shtetasve joanëtarë të BE-së iu refuzua hyrja në territorin e BE-së, ndërsa 1.08 milionë u zbulua se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e BE-së.
Numri i shtetasve joanëtarë të BE-së, të urdhëruar për t’u larguar nga një shtet anëtar i BE-së, ishte 422 400.
Pas urdhrit për t’u larguar, 96 795 shtetas jashtë BE-së u kthyen në një vend tjetër (përfshirë vendet e tjera të BE-së), dhe prej tyre, 77 530 u kthyen në vendet jashtë BE-së.
Ky informacion vjen nga të dhënat mbi zbatimin e legjislacionit të emigracionit të publikuara nga Eurostat.
96 795 shtetas nga vendet jashtë BE-së u kthyen në një vend tjetër
Shqiptarët (9 950) kryesuan listën e shtetasve jashtë BE-së të kthyer në një vend tjetër, të ndjekur nga gjeorgjianët (8 040) dhe sirianët (5 590).
Në vitin 2022, rreth 96 795 shtetas jashtë BE-së u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar nga territori i një vendi të caktuar të BE-së.
Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të kthyer (14 240), e ndjekur nga Gjermania (13 130) dhe Suedia (10 490).
Qytetarët nga vendet joanëtare të BE-së, të cilëve iu refuzua hyrja
Në vitin 2022, rreth 141 060 shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, iu refuzua hyrja në BE. Shifra është 1% më e lartë, krahasuar me 139 000 në vitin e kaluar.
Qytetarët shqiptarë u renditën në vendin e dytë, për sa i përket numrit më të madh të refuzimeve të hyrjes në BE, me 15 630 refuzime,.
Në vendin e parë u renditën qytetarët ukrainas, me 28 890 refuzime. Ndërsa në vendin e tretë qytetarët rusë, me 10 860 refuzime.
Numri më i madh i refuzimeve të hyrjes u raportua nga Polonia (23 330), e ndjekur nga Hungaria (15 780), Kroacia (11 800) dhe Irlanda (9 240).
Qytetarët e pranishëm në mënyrë të paligjshme nga vendet joanëtare të BE-së
Në vitin 2022, rreth 1.08 milionë qytetarë jo-BE u gjetën të jenë të pranishëm ilegalisht në BE, duke treguar një rritje prej 59% krahasuar me vitin 2021 (679 730).
Hungaria raportoi numrin më të madh të shtetasve jashtë BE-së të gjetur të pranishëm ilegalisht në BE (222 520), e ndjekur nga Gjermania (198 310) dhe Italia (138 420).
Sirianët përbënin numrin më të madh të njerëzve të gjetur të pranishëm ilegalisht në BE (175 960). Shifrat e radhës më të larta u regjistruan për shtetasit e Afganistanit (119 520) dhe Marokut (60 215)
Qytetarët nga vendet jo-anëtare të BE-së që u urdhëruan të largohen nga BE
Në vitin 2022, rreth 422 400 shtetas jashtë BE-së u urdhëruan të largoheshin nga territori i vendeve të BE-së, 23% më shumë krahasuar me një vit më parë (342 100).
Ndër vendet e BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj (135 650), e ndjekur nga Kroacia (40 525) dhe Greqia (33 500).
Numri më i madh i njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar u vu re mes algjerianëve (33 535), marokenëve (30 510) dhe pakistanezëve (25 280). / Eurostat/Monitor
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë