LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët janë trima ndaj prindërve, dashnoreve dhe kushërinjve. Pse nuk vrisni politikanët e korruptuar?

Shqiptarët janë trima ndaj prindërve, dashnoreve dhe kushërinjve. Pse nuk vrisni politikanët e korruptuar?

Kreshnik Spahiu

Vrasjet në Shqipëri kanë jo vetëm motiv banal por shpesh edhe asnjë motiv fare.

Një shoqëri e cila po lëngon nga depresioni masiv ka mbushur çdo ditë faqet e kronikave të zeza.


Vrasje për parking, vrasje për gardhin e oborrit, vrasje tek lavazhi makinave, vrasje për karikus celulari, vrasje për antenë televizori, vrasje për Facebook, vrasje se i pa dashnoren etj.

Me pak fjalë, psikopatia ka zbarkuar në bulevard.

Me mijëra vrasje në 28 vite, por të gjitha banale dhe për motive të dobëta, a thua se Shqipëria është në luftë si Siria. Dhe në asnjë rast vrasje për motive politike.

As në vendet e botës së tretë nuk vriten kaq shumë brenda familjes sa në Shqipëri. As në Afganistanin e talebanve nuk vriten kaq shumë dashnoret dhe gratë sa në Tiranë.

Sipas një sondazhi, dhuna në familjet shqiptare është prezente në 68 për qind.

Një popull që doli nga diktatura dhe e kishin frike ne palcë shtetin dhe tabu divorcin, tashmë frika ndaj shtetit nuk iu ka dalë por janë trimëruar ndaj prindërve, motrave, grave, dashnoreve, kushërinjve, pra trima brenda gardhit.

Varfëria, izolimi, tranzicioni, papunësia janë shkaqet e një sëmundje jo virale po masive që është depresioni, e shqiptarët e kanë për turp ta pranojnë dhe kryesisht nuk e kurojnë. Të gjitha shkaqet e varfërisë, mjerimit, skamjes, imoralitetit, papunësisë dhe mungesës lumturisë nuk shkaktohen nga familjarët, por nga qeveritarët, e viktimat janë qëniet e dobëta dhe jo pushteti.

Një popull tashmë kryesisht pa ideal i cili s’ka njohur kurrë në histori revolucionin vazhdon çdo ditë të vrasë vëllain, motrën, gruan, prindërit për motive banale duke u dergjur burgjeve si njerëz ordinerë dhe duke mos guxuar kurrë në jetë që qoftë dhe me krimin e tyre të bënin një herë në jetë një dobi shoqërore, duke vrarë një pushtet të inkriminuar.

Historia vazhdon… popullin “trim” qe dhunon çdo ditë familjen dhe nuk ka këllqe të kaloj pragun e shtëpisë drejt zyrave të krimit…

Në trend

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Ndërkombëtare
Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Premier League
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Kalo në kategori