LAJMI I FUNDIT:

Shqipja, gjuhë burokratike e jo letrare

Shqipja, gjuhë burokratike e jo letrare

Gjuhëtari edhe akademiku Bahri Beci, në ditëlindjen e tij të 85-të ka botuar veprën “Përjetimet 1936-2021”. Në këtë libër ai sjell jo vetëm të vërtetën e tij, por atë të një kohe që shënjoi psikologjinë e individit, duke e krijuar njeriun ideologjik

“Është një problem më shumë kombëtar sesa gjuhësor, që ka të bëjë me prezantimin tonë si popull në botë në përgjithësi, por edhe në Evropë në veçanti. Një popull përfaqësohet me gjuhën letrare të tij në botë”, shprehet Beci.


Përpos vlerësimeve që rrëfen për punën e bërë në Kongresin e Manastirit, ku u zgjidh një ndër problemet më të mëdha kombëtare, duke u vendosur alfabeti i gjuhës shqipe me 36 shkronja, Beci shqipen e cilëson një gjuhë burokratike edhe jo letrare

“Të dhënat dialektologjike vërtetojnë se sistemi dialektologjik i shqipes ka mbi 60 fonema. Ne kemi një alfabet me 36 fonema, tinguj”, shprehet gjuhëtari.

Ai tregon edhe për një etapë të dytë, që është Kombësia Letrare e Shkodrës, që vendosi që baza e gjuhës letrare të jetë e folura e Elbasanit.

“Ka bërë një revolucion, duke u hedh hapi i dytë i madh për të unifikuar shqipen… Kombësia letrare e Shkodrës vendosi që të ishte elbasanishtja. Deri më 1944 Shqipëria kishte një gjuhë zyrtare kombëtare të pranuar. Ky proces mund dhe duhet të vazhdonte, por nuk vazhdoi e mori një rrugë tjetër. Unë mendoj se në thelb të periudhës së diktaturës ne kemi bërë një gjuhë letrare të burokoratizuar, të shtypit, jo të mbështetur në baza popullore. Gjithë kjo problematikë është ndjekur me polemika që kanë marrë drejtim jo të këndshëm, sepse edhe sot disa e kanë të vështirë që të ndryshojë mendim”, shton Beci. /Shqiptarja/