LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do të vazhdojë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

Shqipëria do të vazhdojë gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar sot vazhdimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor për shkak të situatës së krijuar në vend me pandeminë COVID-19.

Kjo do të thotë se masat që janë ndërmarrë për të frenuar përhapjen e Covid-19 do të vijojnë të jenë aktive.


Më 24 mars Shqipëria shpalli për 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin për shkak të situatës nga koronavirusi.

VENDIMI PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYROREN

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe ë pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shpalljen e gjend jes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutësderi në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e të shëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështjetë fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat ejashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzime ve shtesë të paparashikuara;

c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;

dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithëmasat parandaluese për të evituar infektimin;

g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;

gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazà «n e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë sështetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;

b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;

c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimindhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuaranga fatkeqësia natyrore;

d) të kufizojnë organizimin e grevave;

dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje menevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimine të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantin ës;

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;

b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjescivile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;

c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekinprocedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;

b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat embroj tjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;

c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Përparandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktinnormativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçantaadministrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionetshtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare./tch/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori