Kombëtarja e Shqipërisë është në rrugë të mirë për të siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.


Në dy ndeshjet e fundit kuqezinjtë duhet të marrin së paku një pikë ndaj Moldavisë në udhëtim ose Ishujve Faroe në shtëpi për të siguruar matematikisht kualifikimin në Euro 2024.

Gjithsesi kualifikimi duket çështje e mbyllur dhe FSHF do të fitoj miliona euro nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.

Shqiperia 2

Vetëm pjesëmarrja në këtë kompeticion do t’i sillte FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh, përveç fitoreve në fazën e grupeve që janë 1.5 milionë dhe barazimeve që përfiton 750 mijë euro.

Ndërkohë, nëse ky sukses arrihet, federata ka vendosur 4.5 milionë euro shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik.

sylvinho 4

Nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e Silvinjos në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.

Patjetër një shifër që të sjell motivim shtesë në dy ndeshjet e mbetura këtë muaj ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, edhe pse kërkohet vetëm një pikë për t’u kualifikuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app