LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nderon Bill Clinton, vlerësohet me “Yllin e Mirënjohjes”

Shqipëria nderon Bill Clinton, vlerësohet me “Yllin e Mirënjohjes”

Kryeministri Edi Rama i ka akorduar ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Yllin e Mirënjohjes Publike, një nga  çmimet më të larta që jep zyra e Kryeministrisë ndaj figurave të tilla.

Në fjalën e tij, Rama iu drejtua ish-presidentit Klintonit se ai ka qëndruar me Shqipërinë përmes fjalëve dhe veprave të tij duke dëshmuar angazhimin e Amerikës ndaj vendit tonë.

Sipas Ramës,  çmimi që i jepet Klintonit pason ato që i janë dhënë kancelares, Angela Merkelit, presidentit të BE-së, Donald Tusk, kardinal Parolinit të selisë së Shenjtë dhe kampiones sonë të parë evropiane, Luiza Gega.


“Z. Presidenti ju njeriu nga shpresa, ju keni qenë me ne përmes fjalëve dhe veprave tuaja. Ju sot jeni me ne për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët, për të konfimuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë. Edhe një herë të na thërrasësh në Shpresë.

Bill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi
Lexo po ashtu Bill Clinton në Shqipëri flet për situatën në veri të Kosovës: Ta ndalim këtë marrëzi

Nuk ka fjalë që mund të shprehin mjaftueshëm; përulësinë e thellë që ndiej ndaj jush duke iu kërkuar me përulje të pranoni Yllin e Mirënjohjes për arritje publike, që është në fakt  çmimi i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit që i jepet dikujt që e meriton këtë mirënjohje të jashtëzakonshme nga vendi ynë.

Shpresoj që të ndiheni në një shoqëri të  çmuar dhe të shquar duke qenë se ky nder i madh i është dhënë Angela Merkelit, presidentit të BE-së, Donald Tusk, kardinal Parolinit të selisë së Shenjtë dhe kampiones sonë të parë evropiane, Luiza Gega”, u shpreh Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori