Nga: Kastriot Dervishi
Populli ynë “heroik” gjithnjë i ka pasur qejf letrat anonime. Kënaqej teksa nxinte jetën e tjetrit, por sidomos kur nuk vinte emër. Lumturia në fshehtësi ishte e madhe. Një letër e shkruar më 25 dhjetor 1989 i drejtohej Komitetin Qendror të PPSh-së të ishte vigjilent e të merrte masa. Rasti u verifikua nga organet e pushtetit dhe rezultoi se i përmenduri kishte katër vjet që ishte larguar nga fshati dhe banonte te i vëllai në Patos dhe te vëlla tjetër në Urën Vajgurore. Me raste shkonte edhe te një kushëri në Hamallaj të Durrësit. Thuhej se “manifestonte shfaqje të huaja”, por në ngarkim të tij nuk kishte materiale. Ju njoftoj si më poshtë vazhdon:
“I quajturi F.Q. nga fshati Novaj i Rrethit Skrapar me përbërje politike i deklasuar, ka dy vjet që ka braktisur punën dhe qarkullon në gjithë rrethet e Shqipërisë duke mashtruar qytetarët e thjeshtë; në fshatrat e Skraparit dhe Beratit, ju ka marrë fshatarëve raki se gjoja do ta shiste në Durrës se atje është krizë për raki dhe shkon shumë. Fshatarët i kanë besuar dhe ia kanë dhënë rakinë; F. lekët i ka përvetësuar për nevojat e tij dhe nuk ua ka kthyer lekët personave të mallit.
F.Q. shkon në çdo rreth dhe pyet kush ka flori dhe t’ia jepnin atij për t’i dhënë makinë qepëse, televizor me ngjyra ose frigorifer. Ky person i dalë nga kontrolli mundet që të bëjë edhe vjedhje të ndryshme.
Përgjegjësi kanë edhe Dega e Rrethit Skrapar që nuk e ka vënë nën kontroll këtë parazit, të cilin e ka në zonën e vet, por e lë të livadhisi. Ai është larguar nga Skrapari pa shpërngulje, është pa punë dhe veprimet i bën në rrethet e tjera.
Ka këto tipare: është i gjatë, i hollë, biond me flokë kaçurrela, është kapur para disa muajsh nga dega e Fierit, është mbajtur i ndaluar tre ditë dhe është liruar sepse, sipas të thënave të tij, doli mik me një oficer”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit