LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria shënon shtim të popullsisë sipas të dhënave të INSTAT

Shqipëria shënon shtim të popullsisë sipas të dhënave të INSTAT

Shqipëria ka shënuar shtesë natyrore të popullsisë në 3-mujorin e dytë të 2021 pas një rënie drastike gjatë gjashtë muajve të fundit.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në periudhën prill-maj-qershor të këtij viti raporti mes lindjeve dhe vdekjeve ka qenë pozitiv (+216).

Në 3-mujorin e parë të 2021, popullsia në vend pati një rënie drastike pasi bilanci i lindjeve dhe vdekjeve ishte me mbi 3500 persona më pak. Gjatë 2500 persona më pak ishte bilanci i 3 muajve të fundit të vitit 2020.


Në 3-mujorin e dytë të 2021 ka pasur 5.993 lindje dhe 5.777 vdekjeje. Nëse këto shifra i krahasojmë me një vit më parë, ka rënie të lindjeve me 10,6% dhe rritje të vdekjeve me 7,3%.

Në 5 qarqe të vendit ka pasur shtesë natyrore të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera është shënuar tkurrje e popullsisë.

Vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 590 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 205 numrin e lindjeve.

Dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në dhjetë të tjerat numri i lindjeve është ulur, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në 3-mujorin e dytë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.999 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 92 lindje.

Për vdekjet gjatë 3-mujorit të dytë 2021, tre qarqe të vendit kanë shënuar ulje, ndërsa nëntë qarqet e tjera kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me një vit më parë.

Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 125 vdekje, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 1.409 vdekje.

Popullsia e Shqipërisë u tkurr me 16 mijë persona gjatë vitit 2020, duke shënuar rënie me 0.6% krahasuar me 2019, raportohet nga INSTAT, i cili fiksoi në datën 1 janar 2021, 2.829.741 banorë.

Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas parashikimeve llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë në vitin 2011./Euronews/.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori