Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Evropës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat.
Ndërsa Evropa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon makina të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente.
Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41 për qind e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Evropë.
Në Kosovë, 22.6 për qind e automjeteve të pasagjerëve kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, në Mal të Zi 25.6 për qind. Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë Hercegovinë, me 35 për qind. Për krahasim, në Gjermani, shteti nga i cili imputohen shumë automjete, vetëm 8 për qine e automjeteve janë kaq të vjetra.
51 për qind e automjeteve të pasagjerëve në vend kanë një vit prodhimi më të lartë sesa 10 vjet. Në total 99 për qind e automjeteve në vend kanë një moshë mbi 10 vjeçare, sërish më e larta në Evropë.
Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88 për qind, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë, me 75 për qind. (të dhënat për Serbinë mungojnë).
Në Itali, kjo peshë është 59 për qind, ndërsa në Gjermani 40.5 për qind.
Në kontrast, Shqipëria ka peshën më të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 0.78% të totalit, nga 2.63% që është kjo peshë në Kosovë dhe 15.4% në Gjermani.
1.67% e automjeteve në vend kanë një moshë nga 2-5 vjet dhe 5.53% nga 5-10 vjet.
Sipas Eurostat, përqindjet e automjeteve më të reja të pasagjerëve (më pak se 2 vjeç) ishin më të larta në Luksemburg (18,4 %), Gjermani (15,4 %), Suedi (14,5 %), Belgjikë dhe Irlandë (të dyja 13,1 %) dhe Austri (13,0 %). ). Në të kundërt, disa Shtete Anëtare raportuan një pjesë të madhe të makinave ‘të vjetra’ të pasagjerëve (20 vjeç e lart) në 2022. Shtetet Anëtare me përqindjet më të larta ishin Estonia (34,1 %), Rumania (31,0 %), Finlanda (30,4 %), Polonia (29,3 %), Portugalia (26,4 %) dhe Malta (25,6 %).
Sipas Eurostat, vitet e fundit, disa vende kanë ofruar programe që mbështesin blerjen e makinave të reja me emetime të ulëta, ndërkohë që heqin dorë nga makinat e vjetra.
Synimi i përgjithshëm i këtyre programeve ka qenë rinovimi i flotës së makinave të pasagjerëve me makina me emetim më të ulët, duke stimuluar njëkohësisht ekonominë. Këto programe kanë pasur një ndikim të caktuar në përbërjen e moshës së makinave të pasagjerëve në vende të veçanta.
Shqipëria, përveçse ka peshën më të lartë të makinave të vjetra, ka dhe dominim të atyre me naftë, që janë ndotësit më të mëdhenj. Po sipas Eurostat, Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Evropë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.
Ajri i ndotur, Shqipëria dhe Kosova kanë më shumë makina me naftë se në gjithë Evropën
Nga rreth 639 mijë automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108 mijë) dhe me energji alternative 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat.
Vendet e tjera të Evropës Perëndimore kanë peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternative. P.sh. Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative, me rreth 30% të totalit.
Në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Evropë. Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit