LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra me numrin më të madh të vizitorëve gjatë muajit prill në Kosovë

Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra me numrin më të madh të vizitorëve gjatë muajit prill në Kosovë

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë, prill 2023” publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) duke shtuar se gjatë muajit prill 2023 numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte rreth 40 mijë.

“Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 39,039, prej tyre 45.68 për qind ishin vendorë dhe 54.32 për qind ishin të huaj”, thekson raporti.


Numri i vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre, sipas shteteve prej nga vijnë | Burimi: ASK

Sipas ASK-së, numri i net-qëndrimeve ishte 91 mijë e 46, prej tyre 50.04 për qind ishin nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës me 14 mijë 124 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës me 39 mijë e 520 net-qëndrime.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra”, përfundon ASK-ja.

Në prill 2023, pjesë e anketës ishin 162 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. /Telegrafi/