Ligji ekonomik i ofertës dhe kërkesës na dikton se kur në treg rritet oferta, çmimi për mallin (edhe pse i jashtëligjshëm) bie. Nga të dhënat që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet ka grumbulluar prej vendeve anëtare rezulton se Shqipëria ka çmimet më të ulëta në rajon për sa i përket hashashit dhe kokainës, ndërsa ka shkallën më të lartë të përdoruesve gjatë jetës.
Për pjesën më të madhe të ekspertëve kjo vjen për disa arsye në Shqipëri.
Së pari, konsiderohemi vend origjine për kanabisin dhe vend transit për kokainën. Pjesa më e madhe e drogës synon që të kalojë në Europë, por një sasi mbetet në vend, duke rritur kështu ofertën dhe duke ulur çmimin.
Së dyti, fuqia blerëse në Shqipëri është e ulët dhe përdoruesit nuk kanë mundësi që të blejnë drogë të shtrenjtë. Ky faktor sipas ekspertëve ka sjellë edhe cilësinë shumë të dobët që qarkullon në vend.
Krahasuar me rajonin, Shqipëri ka prevalencën më të lartë të përdorimit gjatë jetës të kanabisit dhe të kokainës, veçanërisht për këtë të fundit prevalenca është dhe më e lartë në botë.
Sipas të dhënave të UNODC, ku mund të gjenden të dhënat e krahasueshme për të gjithë vendet e rajonit për çdo individ që ka provuar së paku njëherë gjatë jetës kokainë në Serbi ka 25 individë në Shqipëri.
Nga të dhënat e krahasueshme për vendet e rajonit për sa i përket kanabisit, renditemi të dytët pas Kroacisë për përdorimin gjatë jetës.
Ndërkohë, çmimet e ulëta rrezikojnë që ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion për drogat e lira. Sipas raportit botëror për përdorimin e drogave, çmimet në tregun e zi të substancave ilegale janë shumë më të ulëta se mesatarja e rajonit, veçanërisht për kokainën.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga UNODC, çmimi për një gramë kokainë në Shqipëri kushton mesatarisht 80 dollarë, ndërkohë që mesatarja e rajonit përllogaritet rreth 100 dollarë.
Edhe kanabisi kushton më lirë se në çdo vend tjetër të rajonit, përdoruesit mund të disponojnë një gramë marijuanë për vetëm 5 dollarë, ndërkohë që e njëjta sasi blihet në Malin e Zi për 26 dollarë. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar