LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria arrin një tjetër sukses të madh, siguron medaljen e dytë olimpike në ‘Paris 2024’

Shqipëria arrin një tjetër sukses të madh, siguron medaljen e dytë olimpike në ‘Paris 2024’

Islam Dudaev ka arritur t’i sjellë Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar medaljen e bronztë në stilin e lirë të mundjes në peshën deri -65 kilogram.

Pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan, Dudaev u vu përballë hungarezit Iszmail Muszukajev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në ‘Tokio 2020’, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023.

Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja dhe aty përfaqësuesi i Hungarisë zvogëloi diferencën me dy pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.


Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me katër pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit.

Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike, pas asaj që fitoi mbrëmë Chermen Valiev pikërisht në mundje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori