Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me publikun ka bërë të ditur të gjitha aktivitet që do të lejohen prej 1 qershorit duke zbatuar në mënyrë strikte masat dhe protokollet e sigurisë.
Pas rekomandimeve nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Manastirliu ka deklaruar se prej datës 1 qershor do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin dhe do të hapen çerdhet e kopshtet, një seri aktivitetesh dhe kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin e detyruar dyjavor dhe duke e vendosur atë vetëm për raste specifike.
“Nisur nga vlerësimi epidemiologjik deri tani, sipas vendimit të Komitetit Teknik është vendosur që të ndjekim planin e miratuar në strategjinë e rihapjes dhe nga data 1 Qershor: Lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet, duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar. Do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dyjavor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet evropiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes së karantinës dyjavore do të mbetet në fuqi, për raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC”, tha Manastriliu.
Duke bërë të ditur se edhe plazhet do të hapen prej 1 qershorit, Manastirliu theksoi se kush nuk zbaton procedurat e publikuara do të penalizohet.
“Nga data 1 qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet për çdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet”, tha Manastirliu.
Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.
Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fundjavë do të hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset, por edhe këtë fundjavë nuk do të lejohet lëvizja e rezidentëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbërta deri të hënën kur këto kufizime do të hiqen.
Duke u shprehur se situata e epidemisë ende nuk ka përfunduar Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve për të mos thyer rregullat për grumbullimet publike.
Ministrja ka apeluar që me hapjen e madhe nga 1 qershori qytetarët dhe bizneset të rrisin më tepër vigjilencën duke zbatuar distancimin fizik, masat e higjienës personale dhe udhëzimet e protokolleve në aktivitetin e përditshëm.
“Një thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të gjithë aktorët, palët politike, organizatat, që së bashku të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të mos rrezikojmë, duke thyer rregullat në një kohe kur virusi nuk është zhdukur dhe ku grumbullimet publike favorizojnë përhapjen e tij. Situata e epidemisë nuk ka përfunduar. Ndaj kjo fazë e hapjes së madhe dhe lirisë aq shumë të dëshiruar për të gjithë duhet patjetër të shoqërohet me vetëndergjegjësim të lartë, për të zbatuar ato që secili prej nesh ka në dorë: Distancimin fizik; Masat e Higjienës Personale; Zbatimin e Protokolleve në aktivitetin e përditshëm. Vetëm kështu mund ta gëzojmë lirinë në normalitetin e ri”, u shpreh Manastirliu.
Mbeten ende të mbyllura transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve që do të bëhet publik së shpejti. Ndërsa deri më datë 23 qershor do të mbeten të mbyllura aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike. /TCH/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shaban Murseli e ka takuar djalin e tij Naimin në burg, tregon çfarë i tha për vrasjen e Liridonës

Publikohen pamjet nga restoranti ku Naimi e dërgoi Liridonën të darkojë pak para vrasjes

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, tregon se për çka dyshohet

Pamje - momenti kur edhe dorasi i dyshuar futet në restorantin ku po darkonin Liridona dhe Naim Murseli

Babai i Naim Murselit, Shabani thotë se dy persona i shkuan në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin “Mos dil mo se na ke një gjak borxh”

Vrasja e Liridona Ademajt, reagon sërish Pacolli: Njerëz që nuk kanë lidhje me ngjarjen po hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Publikohen pamjet nga restoranti ku Naimi e dërgoi Liridonën të darkojë pak para vrasjes

Shaban Murseli e ka takuar djalin e tij Naimin në burg, tregon çfarë i tha për vrasjen e Liridonës

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridonës, tregon se për çka dyshohet

E mbuluar dhe me kurorën e "miss"-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

Babai i Naim Murselit, Shabani thotë se dy persona i shkuan në shtëpi për t’ia përcjellë mesazhin “Mos dil mo se na ke një gjak borxh”

Pamje - momenti kur edhe dorasi i dyshuar futet në restorantin ku po darkonin Liridona dhe Naim Murseli