Gjithë këto vite të qeverisjes aktuale janë karakterizuar nga nisma mjaft kaotike, shpesh me natyrë thjesht propagandistike në raport me ndërtimin dhe reformimin e të gjitha institucioneve të sigurisë në vendin tonë. E gjithë kjo mangësi nuk ka sesi të mos reflektohet edhe në marrëdhëniet e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të menaxhimit të integruar të saj ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Autoritetet tona qeverisëse janë mburrur deri në kupë të qiellit me bashkëpunimin ndërkombëtar me shumë vende dhe organizma perëndimorë në këtë drejtim, duke i cilësuar ato të shkëlqyera, ndërkohë që me Kosovën nuk është shënuar asnjë hap përpara në raport me gjithçka që është premtuar. Jo vetëm kaq, por deri më sot përveç demagogjisë së përsëritur dhe ripërtëritur me terma të rinj, me Kosovën, me të cilën presupozohet jo thjesht bashkëpunim në fushën e sigurisë, por menaxhim i integruar i saj në të dyja vendet, nuk është parë të hidhet ndonjë hap përpara në ndërtimin e institucioneve të përbashkëta.
Aktualisht, nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi bilateral për sigurinë me këtë vend që të jetë i ndryshëm dhe më i afërt në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ndërkohë dihet që marrëdhëniet me Kosovën nuk janë të njëjta me të vendeve të tjera. Mbledhjet qeveritare në të dy anët e kufirit, deri më sot nuk kanë prodhuar ndonjë strategji të përbashkët për të integruar organet e sigurisëndërmjet dy vendeve, apo edhe për t’i ndërtuar ato të përbashkëta, por përkundrazi kanë shënuar madje përplasje.
Mjafton të shohësh institucionet e përbashkëta të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit ndërmjet ShBA-së dhe Kanadasë që nuk janë në të njëjtin kontekst me Shqipërinë dhe Kosovën, dhe do të shihet se sa shumë punë e kordinuar mund të bëhet ndërmjet dy vendeve para se të ndërmerren nisma të paqarta maksimaliste për t’u realizur siç është Shengeni Ballkanik ku Serbia vazhdon të ketë në kërkim ndërkombëtar gjithë UÇK-në, gjë që, së paku duket mungesë vizioni. Pra, afrimi i organeve të sigurisë ndërmjet dy vendeve u mundua të zgjidhet në një kontest rajonal tërësisht të pamundur dhe jo bilateral nëpërmjet institucioneve të përbashkëta. Fakt ky për të cilin edhe sot këmbëngulet.
Qeverisja aktuale ka publikuar mjaft nisma, por gjithçka që ekziston deri më sot në fushën e sigurisë ndërmjet dy vendeve, ka ngelur funksionale nga trashëgimia e qeverisjes së mëparshme. Në fushën e sigurisë me Kosovën, kjo qeveri ka bërë shumë fjalë me përmbajtje patriotike, por mjaft pak punë. Rasti më konkret mbetet bashkëpunimi doganor i cili shpesh nënvleftësohet dhe nuk llogaritet si organ mjaft i rëndësishëm i sigurisë.
Po t’i referohesh medias vizive dhe asaj të shkruar gjatë mesit të janarit të vitit 2019, ato janë të dominuara nga një lajm: “Dogana e Kosovës fillon punën në Durrës” ose “Kosova me pikë doganore në Durrës.” Ngjarja u shoqërua me pompozitet ku në ceremoninë e përurimit asistoi dhe foli vetë Kryeministri ynë, i cili ndër të tjera premtoi: “Tani jemi vetëm në një fazë fillestare… në pranverë do të kemi një procedurë totalisht tjetër dhe do të kemi një kufi totalisht fluid”. Pra, bëhej fjalë që zyra doganore e Kosovës në Durrës të kryente veprimet në Portin e Durrësit pa nevojën e Pikës Doganorë të Morinës. Me fjalë të tjera, Kosova do të kishte institucionalisht dalje në det.
Kryeministri ynë premtoi si afat pranverën e vitit 2019, por kaloi edhe pranvera e vitit 2020 dhe tashmë ka mbërritur vera e nxehtë dhe është e njëjta gjendje. Ekzaktësisht një vit e gjysmë më pas, kryeministri doli përsëri përballë publikut dhe nuk bëri një bilanc të integrimit të shërbimeve doganore të të dyja vendeve siç premtoi, por foli për diçka të dakordësuar në parim, ende të papërfunduar.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kosovar Hoti, shefi i qeverisë tha: “Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës. Në parim është dakordësuar, por në zbatim ende nuk është e plotë, pasi ajo që Hoti ka ngritur në bisedë, përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë, i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës…”. Në fakt, një hap i tillë nuk është gjë tjetër veçse “dalje e Kosovës në det” si Sllovenia që i shërben Austrisë në kontekstin e Shengenit.
Atëherë përse mbeti dhe vazhdon të mbetet përgjysmë “dalja e Kosovës në det”’?
Sepse shefi i qeverisë ndërroi strategji dhe mori rolin e liderit rajonal duke vendosur që gjithë bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ta zgjidhte në një kuadër rajonal siç ishte Minishengeni Ballkanik. Një nismë e tillë politikisht joshëse mbetet mjaft e koklavitur për t’u vënë institucionalisht në jetë sado mirë të përkthehet Kodi Shengen në shqip. E filluar me shumë nxitim, pa ekspertizën e duhur teknike, pa parapërgatitje për të shoshitur pengesat, pa një vizion institucional, pa një platformë konkrete të shtrirë në kohë dhe në gjithë komponentët përbërës jo të një, por të shumë marrëveshjeve shumëpalëshe, nisma e Shengenit Ballkanik u kthye në përplasje të Shqipërisë me Kosovën. Ndaj dhe Kryeministri aktual i këtij vendi i kujtoi këto ditë shefit tonë punën e lënë përgjysmë në Durrës, pra të braktiste punët e botës e të merrej me ato të shtëpisë.
Dogana kosovare në Durrës mbetet nisma konkrete e vetme në integrimin e organeve të sigurisë të të dyja vendeve dhe ajo deri tani ka mbetur përgjysmë. Në këto pothuaj tetë vite qeverisje do të ishte e mrekullueshme sikur të ndërtohej qoftë edhe një institucion konkret i sigurisë së përbashkët apo i integruar ndërmjet dy vendeve. Nëse të dyja vendet do të kishin institucione të përbashkëta apo të integruara të sigurisë e më gjerë, problemet e Shengenit Ballkanik do të dilnin në Serbi dhe jo në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës