Pavarësisht luftës katërvjeçare që po zhvillohet në Ukrainë, banorët e atjeshëm po bëjnë të pamundurën që ta vazhdojnë jetën ‘normalisht’.

Derisa në vijën e frontit ukrainasit po mbrojnë pozicionet e tyre mbrojtëse dhe të parandalojnë sulmet ruse, qytetarët po gjejnë mënyra të ndryshme për të tentuar të vazhdojnë jetën, transmeton  Telegrafi.


Një video amatore shfaq kombajnën duke kryer punët e fushës, derisa pak metra më larg artileria ukrainase shihet duke shkrepur predhat në drejtim të pozicioneve ruse.

Madje shoferi i kombajnës kryen punët sikurse të mos ndodhte asgjë e keqe, e mbi kokën e tij fluturonin predhat që ukrainasit kishin shënjestruar rusët.

Videoja e shpërndarë tregon edhe një herë shpirtin luftarak të ukrainasve, që për asnjë moment nuk i janë dorëzuar ushtarëve rusë. /Telegrafi/