Shpëtoni nga problemet me kolitin duke përdorur këto dy receta krejtësisht natyrale
Regjimi i varfër ushqimor, jeta sedentare, abuzimi me alkoolin dhe obeziteti janë disa prej shkaktarëve të një prej sëmundjeve më të shpeshta në radhët e shqiptarëve, siç është koliti
Një tjetër faktor që çon drejt shfaqjes së kolitit është edhe stresi emocional e fizik, më të cilin përballemi gjatë ditës.
Disa prej simptomave të zakonshme të kolitit janë: dhimbja e vazhdueshme e barkut, kapsllëk ose diarre, ethe dhe ndryshime të pashpjegueshme të temperaturës trupore, rënie nga pesha, dehidratim dhe prani gjaku në jashtëqitje.
Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, edhe koliti mund të mbahet nën kontroll nëse tregohemi të kujdesshëm sa i takon ushqimit dhe përjetimit të lëkundjeve emocionale, si dhe ndiqni dy trajtimet e mëposhtme:
Trajtim me ujë orizi
Orizi bën pjesë në familjen e drithërave. Ai është i pasur me fibra të tretshme të cilat përmirësojnë dukshëm veprimtarinë e sistemit tretës.
Për trajtimin e mësipërm ju nevojiten 500 g oriz dhe 2 litra ujë. Zieni orizin me ujin për 25-30 minuta. Më pas hiqni gradualisht orizin dhe filtrojeni.
Lëngun e përftuar ruajeni në frigorifer dhe pijeni dy herë në ditë.
Trajtim me fara liri
Edhe pse në një madhësi thuajse të pakonsiderueshme, farat e lirit kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në organizmin e njeriut, sidomos në sistemin tretës. Ato kanë në përmbajtjen e tyre antioksidantë dhe përbërës antinflamtorë që stimulojnë tretjen dhe luftojnë inflamimin e zorrës së trashë.
Trajtimi me fara liri duhet ndjekur në mënyrë rigoroze për 15 ditë me radhë pa ndërprerje. Gjatë kësaj kohe duhet të hiqni dorë nga ushqimet e skuqura, erëzat pikante, ushqimet me aciditet të lartë si agrumet e domatet, si dhe duhet të tregoheni të moderuar në lidhje me konsumin e kafeinës dhe pijeve të gazuara.
Në një gotë ujë 200 ml duhet të shtoni një lugë gjelle me fara lini. Lëreni të pushojë për 12 orë dhe pijeni të nesërmen esëll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025