Brahim Diaz i Real Madridit pati fat që i shpëtoi kartonit të kuq në pjesën e dytë kundër Juventusit për një faull jo të lehtë ndaj Khephren Thuram.

Incidenti ndodhi në minutën e 61-të me rezultatin ende të barabartë 0-0.


Brahim, u përpoq ta fitonte topin në mes të fushës, por përfundoi duke goditur Thuramin pak mbi kyçin e këmbës me atletet e drejtuara lart.

Ndërhyrja e pamatur e Brahimit u bë pikërisht para syve të gjyqtarit Slavko Vincic, i cili e ndëshkoi Brahimin me karton të verdhë dhe nuk u thirr për një rishikim nga VAR-i.

Disa përdorues në rrjetet sociale u ankuan se Brahimi duhej të ishte përjashtuar, edhe nëse lojtarët e Juventusit nuk u ankuan tepër në fushë.

Real Madridi përfundimisht mundi Juventusin 1-0 falë golit të parë të Jude Bellingham këtë sezon. /Telegrafi/



telegrafi sport app