Tashmë për herë të tret Qeveria e Kosovës ka filluar tentimit për të shpëtuar Telekomin e Kosovës përmes privatizimit.
Kjo tentativë për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po shihet të jetë zgjidhja e vetme dhe më e mira.
Lluka për KosovaPress shprehet se vetëm këtë formë qeveria mund të mbetet aksionare dhe mund t’i shmangej subvencionimit që mund t’i bëhet kësaj ndërmarrje nga shteti. Ai gjithashtu shprehet se privatizimi do të paraqiste një zgjidhje më afatgjate edhe për punëtorët e Telekomit.
Kreu i zhvillimit ekonomik, bëri të ditur se janë katër kompani që kanë shprehur interesim për të privatizuar Telekomin, siç thotë ai, dy prej tyre kanë qenë me shkrim, Kompania “Orange” nga Franca dhe ajo Austriake “A1”. Ndërsa, për dy kompani të tjera thotë se janë fonde investuese, ajo “Rockaway” nga shteti Çekë dhe së fundi “Alltirelly One” nga SHBA.
Pavarësisht kësaj, ministri Lluka thotë se për të ardhur tek privatizimi duhet investuar. Ndërsa për vlerën momentale të Telekomit shprehet se nuk dihet ende.
“Për të ardhur deri tek një privatizim i mundshëm i Telekomit së pari ne duhet t’i bëjmë disa detyra të shtëpisë të rrisim vlerën e Telekomit. Të përmirësojmë, të bëjmë një rikonstruim të Telekomit duke rishikuar të gjitha proceset e brendshme. Pra, po flasim për rishikimin e borxhit, investimet kapitale, rishikimin e burimeve njerëzore, rishikimet ligjore dhe të gjitha të tjerat aspektet që i pengojnë Telekomit aktualisht që të ec tutje përpara, pasi që të bëhet një rishikim mund të vije një investim i mundshëm përmes një kredie nga BERZH, një investim që ka për qëllim rritjen e vlerës…procesi po planifikojmë të zgjatë gjatë gjithë vitit 2019, pra fillon menjëherë tash, deri në fund të vitit besojmë që do të hapim procesin e tenderimit. Vlera nuk mund të paragjykohet tash, se normalisht po flasim për një aset që duhet të bëhen vlerësime profesionale nga kompani të jashtme”.
Sa i përket mbipopullimit të punëtorëve në Telekom, ministri Lluka thotë se duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë që t’i ofrohet ofertueseve. Në mënyrë siç thotë ai, punëtorët mos të largohen nga puna.
Përkrahje të madhe për privatizimin e Telekomit të Kosovës ka dhe nga Oda Ekonomike Amerikane. Drejtori i kësaj Ode, Arian Zeka shprehet se zgjidhja më e mirë e mundshme është kalimi nga pronësia shtetërore në atë private.
Krejt kjo sipas tij, duhet të ndodhë pasi do të jetë mundësia e investimeve më të mëdha sepse qeveria nuk ka kapacitete që të investoi dhe të jetë në hap me konkurrentët.
“Besojmë që zgjidhja më e mirë e mundshme është kalimi i kësaj ndërmarrje nga pronësia publike ose shtetërore në pronësi private, meqenëse vetëm kështu mundësohen dhe procese më të mira të punës dhe investimi në teknologji dhe zërja e hapit të kësaj ndërmarrje, këtë rast të Telekomit me konkurrentet e tjerë të tregut të Kosovës dhe natyrisht në nivel rajonal. Qeveria nuk ka kapacitete që të investoj në këtë ndërmarrje, prandaj, krijimi i mundësive për futjen e kapitalit privat dhe natyrisht kapitalit të huaj është zgjidhja më e mirë e mundshme”, deklaroi drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka.
Ndërsa, nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje shprehen kundër këtij privatizimi. Sipas tyre ata gjithmonë kanë qenë kundër kësaj dhe këtë hap të qeverisë e cilësojnë si dështim të radhës të tyre.
Deputeti nga radhët e kësaj partie, Sali Zyba thotë se është e rrezikshme mënyra se qysh qeveria po tenton të privatizojË Telekomin. Ai konsideron se të gjitha hapat e tyre do të jenë të dështuar.
Ai kishte një kërkesë ndaj qeverisë që të respektohet rezoluta e nxjerr nga kuvendi vitin e kaluar, pasi siç thotë Zyba partia që përfaqëson ka ofruar zgjidhje për Telekomin e Kosovës.
“Qëndrimi jonë gjithmonë ka qenë kundër, ndërsa tash ky hap i radhës i kësaj qeverie aktuale mund të jetë një dështim i radhës… kemi pasur një rezolutë në kuvend gjatë viti që shkoi, e cila e obligon këtë qeveri të merr masa të nxjerr nga situata jo të marr këtë hap të pa duhur për vendin dhe për asetet që i ka…është e rrezikshme mënyra e privatizimit, por gjithsesi hapat gjithsesi se do të jenë të dështuar. Ndërsa, sa i për ketë përparësisë që duhet të investohet në to, janë mënyra e menaxhimit. Në vitet e fundit mënyrën qysh kanë caktuar borde dhe menaxherët e kësaj ndërmarrje ka qenë qëllim keqe, vetëm për politika ditore këtë rast subjektet politike kanë rehatuar elektoratin e vet, por jo qëllimin për zgjidhje. Ka Telekomi zgjidhje kemi ofruar si Lëvizje zgjidhje, zgjidhjen e shohim në funksion të interesit shtetëror”, tha deputeti Sali Syba.
Telekomi i Kosovës ka disa vite që është duke funksionuar me humbje të mëdha, pikërisht për shkak të keq menaxhimit. Ndërsa, përgjatë këtyre viteve, dy herë ka dështuar privatizimi i tij./KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos