Shpërthim tek qendra e testimit kundër COVID-19, dramë në Bovenkarspel të Holandës

Pak para hapjes së qendrës të testimit kundër COVID-19 në Bovenkarpsel, në veri të Amsterdamit, ka ndodhur një shpërthim.
Për fat të mirë në këtë qytet holandez askush nuk është lënduar. E mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur jashtë qendrës së testimit, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i shpërthimit janë thyer disa dritare, kurse në vendin e ngjarjes ishte prezent punonjësi i sigurimit që nuk është lënduar.
Në anën tjetër, policia ka bllokuar zonën përreth ku ka ndodhur shpërthimi. Besohet se cak i sulmit ishte qendra e testimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































