Autoritetet austriake kanë thënë nëntë persona janë plagosur në një shpërthim në një supermarket në jug të Austrisë.


dd4 1

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi ndodhi të hënën në supermarketin në St. Jodok am Brenner, midis Innsbruck dhe kufirit italian.

dd2 4

Ndërsa siç ka bërë të ditur shërbimi lokal i emergjencës, asnjëri nga të lënduarit nuk pësoi dëmtime të rrezikshme për jetën.

dd3 3

Gazeta Tiroler Tageszeitung tha se raportet fillestare tregojnë se një punëtor mund të ketë shpuar në një tub gazi. /Telegrafi/