Dyshohet se shumë njerëz kanë vdekur pas një shpërthimi të madh pranë një qyteti minerar në perëndim të Ganës.

Policia thotë se një automjet që mbante eksplozivë minierash u përplas me një motoçikletë pranë qytetit të Bogoso.


Imazhet e shpërndara nga mediat lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara dhe mbeturinat e shpërndara ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndihmë.

https://twitter.com/JoyNewsOnTV/status/1484219052453212165

Policia nuk ka konfirmuar numrin e viktimave, por videot grafike tregojnë trupat e gjymtuar të viktimave.

Një krater i madh mund të shihet gjithashtu pranë një rruge, raporton bbc.

Në një njoftim urgjent, policia tha se "shpërthimi i madh" kishte ndodhur midis Bogoso dhe fshatit Bawdie.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe njerëzve u është thënë të largohen nga zona. /Telegrafi/