Shpërthim i fuqishëm gazi në Paris, disa ndërtesa të përfshira nga flakët – raportohet për disa të lënduar rëndë

Një shpërthim gazi ka ndodhur në qarkun e pestë të Parisit, duke rezultuar me një zjarr në disa ndërtesa, ka thënë të mërkurën një zyrtar lokal i Parisit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia u tha njerëzve që të shmangnin zonën e Val de Grace pasi fasada e një ndërtese u shemb dhe zjarri dukej se ishte përhapur në ndërtesat fqinje.
Vetëm pas orës 17:00, vendasit përshkruan një shpërthim të madh dhe një shpërthim më të vogël.
Një burrë i tha radios publike France Info: “Ishte tronditëse. Është një fatkeqësi”.
Ndërkohë bëhet e ditur se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, zjarrfikësve dhe ambulanca – derisa mediat lokale raportojnë se ka edhe të lënduar, madje në gjendje kritike. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































