Lojtarët e PSG-së mposhtën Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish dhe fituan Superkupën e Evropës, por shpërblimi financiar për këtë sukses ishte relativisht modest.

Sipas raportimeve nga mediat e ndryshme evropiane, fitimi i tyre ishte 30 herë më i ulët se për titullin e Ligës së Kampionëve.


Për pjesëmarrjen në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Udinese të Italisë, të dyja ekipet morën nga katër milionë euro, ndërsa PSG-së iu shtua edhe një milion euro si fituese.

Kështu, shuma totale për parisienët arriti në 5 milionë euro, krahasuar me 150 milionë eurot që morën për fitimin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Edhe pse PSG luajti 17 ndeshje për të arritur titullin e Ligës së Kampionëve, shpërblimi prej 5 milionë eurosh për Superkupën duket i papërfillshëm në krahasim me kostot e larta të transferimeve dhe pagave në futbollin modern.

Sa i përket ndeshjes, Tottenham kaloi në avantazh me golat e Micky van de Ven dhe Cristian Romero në minutat e 39-të dhe 48-të, ndërsa Kang-In Lee dhe Gonçalo Ramos barazuan për PSG-në në minutat e 85-të dhe 90+4.

Gjuajtjet e penalltive përfunduan 4:3 në favor të Parisienëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app