LAJMI I FUNDIT:

Shpenzoi 100,000 dollarë në “Mafia Wars” në Facebook

Shpenzoi 100,000 dollarë në “Mafia Wars” në Facebook

Një shfrytëzues anonim i faqes “Redit”, i cili për vete thotë se dikur ishte i punësuar në kompaninë “Zynga”, prodhuesin e lojërave për rrjetat shoqërore, publikoi se lojtarët individual shpenzonin para të mëdha në lojërat siç është “Mafia Wars”.

Sipas fjalëve të tija, një shfrytëzues në këtë lojë, të cilën më së shpeshti e luajnë shfrytëzuesit e Facebookut, shpenzoi hiq më pak se 100,000 dollarë.

Ky person, që thotë se ka punuar tetë muaj për “Zynga”, por që ka dhënë dorëheqje para gjashtë muajve, shpalosi shumë informata të dorës së parë për ish kompaninë e vet, por vëmendjen më të madhe e morën shumat marramendëse të parave që kanë shpenzuar njerëzit.

Një shfrytëzues kështu ka shpenzuar 20,000 dollarë në “Frontier Ville”, por rekordin patjetër se e ka vendosur lojtari që ka lënë 100,000 euro në “Mafia Wars”.


Kompania “Zynga” madje ka edhe emër të veçantë për njerëzit që shpenzojnë më shumë se 10,000 dollarë në lojëra: “Zynga Black”. /Telegrafi/