LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: PSD mund të largohet nga Ekipi Negociator (Video)

Shpend Ahmeti: PSD mund të largohet nga Ekipi Negociator (Video)

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se do të tërhiqet nga Ekipi Negociator nëse krerët shtetërorë vazhdojnë të dërgojnë letra te ndërkombëtarët.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë dakorduar edhe në takimet që ai ka pasur me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin se nuk do të vazhdohet më me publikimin e letrave.

“I kam bërë të qartë zotit Haradinaj edhe dje edhe sot, edhe presidentit Thaçi në takimet e mëhershme, poashtu edhe zotit Limaj i kam thënë disa herë se nuk do të qëndrojmë [PSD] në Ekipin Negociator nëse i kemi nga 10 letra në ditë nga secili lider”.


Kryetari i PSD ka thënë se këtë shqetësim e ka shprehur edhe në takimin e djeshëm me ekipin negociator dhe sipas tij ka marrë premtime se letra të tilla më nuk do të ketë.

Ahmeti: Amerika bëri hapin e parë, s’jep viza për zyrtarët e Kosovës pa hequr taksën (Video)
Lexo po ashtu Ahmeti: Amerika bëri hapin e parë, s’jep viza për zyrtarët e Kosovës pa hequr taksën (Video)

“Dje në takimin e Grupit Negociator, kanë thënë se tash e tutje nuk do të ketë letra të tilla”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ahmeti ka thënë se nuk do të qëndrojë në Ekipin Negociator nëse dalin letra brenda ditës letra të ndryshme nga Thaçi, Veseli e Haradinaj.

“Edhe sot nga Haradinaj, PDK-ja dhe zoti Limaj kemi pasur zotimin se kjo gjë (publikimi i letrave) nuk do të ndodhë”, tha ndër të tjera Shpend Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori