LAJMI I FUNDIT:

Shpallet aktgjykimi për pesë personat që u kapen me 250 kg marihuanë

Shpallet aktgjykimi për pesë personat që u kapen me 250 kg marihuanë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit I. L. dhe Sh. L., ndërsa Aktgjykim lirues për të akuzuarit M. L. N. B. dhe Xh. R.

“Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ka konstatuar se I. L. dhe Sh. L. me datë 16.12.2016, me dashje dhe përgatitje paraprake, në bashkëveprim, me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë transportuar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 kilogram e 723 gram (dyqind e katër dhjetë kilogram e shtatëqind e njëzet e tre gram), të paketuara në 234 paketime të vendosura në roleta të dritareve, që kishte për destinacion shtetet si në Zvicër, Gjermani etj.

Me këto veprime të akuzuarit I. L. dhe Sh. L. dyshohet se kanë kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.


Sipas njoftimit, trupi gjykues për të akuzuarin I. L. ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite dhe 16.000 (gjashtëmbëdhjetë) mijë euro gjobë, ndërsa për të akuzuarin Sh. L. është dënim me burgim prej 4 (katër) vite dhe 12.000 (dymbëdhjetë) euro gjobë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori