LAJMI I FUNDIT:

Shotani: Nuk i bëmë ballë presionit të Ballkanit, të dyja sfidat i kemi humbur për fajin tonë

Shotani: Nuk i bëmë ballë presionit të Ballkanit, të dyja sfidat i kemi humbur për fajin tonë

Drenica ka qenë shumë pranë të befasoj kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin, por në fund pësuan humbje.

Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi 0-1, por Albion Rrahmani realizoi dy gola për t’i dhënë tre pikët vendasve.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë presionit të Ballkanit, përkundër që ishin të parët në epërsi.


“Kemi marrë masat në stërvitje për pikat e forta të Ballkanit. Në aspektin tekniko-taktik ishim të detyruar të luajmë në këtë mënyrë, duke pasur parasysh ekipin që kishim përballë”.

“Shënuam gol me kundërsulm, por nuk e përballuam presionin e kundërshtarit”, deklaroi Shotani.

Tutje trajneri i kuqezinjve ka thënë se dy ndeshjet në pranverë i kanë humbur faji i tyre.

“Topat që i kemi humbur i kemi rikuperuar me vështirësi dhe kështu dështuam dhe morëm golin. Fondi i lojtarëve vendos mënyrën se si luajmë ne”.

“Kemi ekip që kryen më shumë detyra defensive dhe kjo është pika që na ka dhënë pozitivitet edhe në vjeshtë. Të dy ndeshjet i kemi humbur me fajin tonë”, ka thënë Shotani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori