Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është shoqëruar në stacion policor një nxënës për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të hënën në orën 12:55.


“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar nxënës për shkak se i është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në raport.

Në konsultim me  prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/