LAJMI I FUNDIT:

Shoqërohet në polici një shtetas i Serbisë, në festën e Vidovdanit bënte thirrje dhe nxiste urrejtje e përçarje

Shoqërohet në polici një shtetas i Serbisë, në festën e Vidovdanit bënte thirrje dhe nxiste urrejtje e përçarje

Policia e Kosovës njofton se ka shoqëruar në stacion policor një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti në festën e Vidovdanit që po mbahet sot, dyshohet se ka bërë thirrje si dhe ka nxitur urrejtje e përçarje.

Në njoftim thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.

Po ashtu, policia thotë se lidhur me këtë manifestim tradicional me kohë ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.


Serbët mblidhen për “Vidovdanin”, Policia i kthen prapa ata me fanella provokuese
Lexo po ashtu Serbët mblidhen për “Vidovdanin”, Policia i kthen prapa ata me fanella provokuese

“Me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në komunikatën për media.

Në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”,  policia bën të ditur se në orët e mëngjesit në pikat kufitare Vermice dhe Kullë, gjatë kontrollit policor zyrtarët kufitarë në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë persona serb shtetas të Malit të Zi.

“Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes”.

“Lidhur me rastet janë  kontaktuar prokurorët kompetent, me vendim të të cilëve personave në fjalë iu është refuzuar hyrja në Kosovë, përderisa ndërresat (maicat) me mbishkrime të ndryshme janë konfiskuar”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori