Shoqata e pacientëve i ka dërguar letër kryeministrit Avdullah Hoti, ku theksojnë se mbulimi universal shëndetësor është një prej Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa sipas tyre Kosova është larg realizimit të këtyre objektivave dhe larg mbrojtjes së secilit qytetar të saj.
Siç thuhet në letër, e ku i referohen Raportit të progresit të vitit 2018, 1/3 e popullatës nuk i merr shërbimet e nevojshme shëndetësore, ndërsa 18% e popullatës, për shkak të vështirësive financiare nuk marrin shërbime shëndetësore fare.
“Kjo shtresë e popullatës në kushte ‘normale’ të Kosovës kanë vdekur në heshtje pa u hetuar fare nga sistemi, sot në kushte pandemie, armata e këtyre fatkeqëve vetëm sa është shtuar dhe mjerimi i tyre vetëm sa është thelluar”, thuhet në letër.
Sipas Shoqatës së Pacientëve, rasti i pandemisë COVID-19, ka treguar më së miri që sektori i shëndetësisë nënkupton më shumë se shëndet dhe se investimi në shëndetësi është investim edhe në ekonomi, edukim, etj.
“Kanë kaluar dy dekada nga lufta dhe Kosova po vazhdon ta ketë një sistem shëndetësor të emergjencës së pasluftës. Me gjithë nismat për reformim të sistemit, po bëhen tetë vite nga miratimi i Ligjit për Shëndetësi dhe reforma nuk po fillon. Pacienti ynë nuk e ka të përzgjedhur mjekun e vet sipas ligjit; nuk është implementuar koncepti i mjekësisë familjare, etj. Po bëhen shtatë vite të Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe akoma mbulimi me sigurime nuk shihet në horizont”, thuhet më tej.
Duke u nisur nga këto dhe shumë fakte të tjera, shoqëria civile ka ardhur në konkludim se Kosova duhet të kalojë nga “sistemi shëndetësor i orientuar në sëmundje” në “sistem shëndetësor të orientuar në pacient”.
Në këtë letër ku janë të nënshkruar disa organizata kërkohet që të fillohet pa vonesë reforma në sistemin shëndetësor; të krijohet një sistem që prodhon të dhëna shëndetësore të krahasueshme ndërkombëtarisht, me fokus të veçantë në Sistem të Integruar të Informimit Shëndetësorë (SIISh), Kontabilitet Shëndetësor Kombëtarë (KoSh) dhe Raporte të standardizuara të punës për të gjitha institucionet shëndetësore; të hartohet strategjia kombëtare për shëndetësi (Të themelohet Komiteti Kombëtar për Shëndetësi i cili do të përbëhet nga të gjitha grupet e interesit, përfshi edhe shoqërinë civile).
Po ashtu është kërkuar të përgatiten institucionet shëndetësore dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për kontraktim të shërbimeve dhe implementim të Ligjit për sigurime shëndetësore; të fillohet me kontraktim të shërbimeve dhe jo mbledhje të premiumeve, etj.
“Zoti Kryeministër. Jo rastësisht fjalën ‘shnosh’ populli ynë e përdorë shumë shpesh. Pa shëndet nuk i duhet as ekonomia, as kultura, as asfalti, as… as….! Të gjitha të tjerat, pa shëndet, e humbin kuptimin.
Jemi të vetëdijshëm që Ju keni edhe shumë obligime të tjera shtetërore. Por, këto kërkesa, nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahje të mbarë. Në të kundërtën, një vend që të zhytë në varfëri vetëm se ti kërkon shërim aty, ai vend bëhet i pajetueshëm. Të thellë duhet ta ketë pasur dëshpërimin postimi i mjekut nga Skenderaj kur shprehet se “Lutem qe fëmijët e mij të mos i zë viti në këtë vend !”.
Ata përmes letrës drejtuar kryeministrit Hoti kanë kërkuar edhe takim për të diskutuar rreth gjendjes shëndetësore në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova