LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Gastronomëve: Nuk pranojmë mbylljen pa kompensim financiar, duam takim me ministrin Murati

Shoqata e Gastronomëve: Nuk pranojmë mbylljen pa kompensim financiar, duam takim me ministrin Murati
Foto: Arkiv

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas lajmeve se vendi pritet të mbyllet për shkak të përkeqësimit të gjendjes nga COVID-19.

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se gastronomët nuk do ta pranojnë asnjë masë, pa u takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Situata është rënduar me Covid, ne nuk ngutemi si odat tjera me dhanë lajme, na shikojm zgjidhje për situatën. Situata është rënduar, personalisht dje e kryva virusin e në shpi kom të infektum. Spitalet kanë kollapsu, e duhet bashkarisht të dalim nga kjo situatë që po përkeqësohet përditë. Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen”, tha Kllokoqi.


Sipas tij mirë është të mbyllen të gjitha e të subvencionohen, se sa të punojnë pa mbështetje financiare.

“Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë! Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë! Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim” u shpreh Kllokoqi.

Ndër të tjera ai tha më mirë është të hapen qendra vaksinimi se sa të ashpërsohen masat.

“Terminet për vaksinim po vonohen, ma mirë me hap qendra vaksinimi se sa ashpërsim të masave! Një Gjilponë në krahun tonë, një jetë e shpëtume! VAKSINOHU! VAKSINOHU! VAKSINOHU!!”, shkroi Kllokoqi.

Më herët ka reaguar edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori