Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, vlerëson se dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i mungon një mekanizëm i monitorimit që verifikon zbatimin e marrëveshjeve në terren.
Këto komente Sholters i ka bërë duke folur për idenë angazhimit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për çka insiston Kosova.
Sholtes, i cili kohë më parë është emëruar raportues për Kosovën në PE, në vend të eurodeputetes austriake Ulrike Lunacek, vjen nga grupi i Partisë së të Gjelbërve në PE, dhe është nipi i politikanit të njohur slloven në ish-Jugosllavi, Eduard Kardel.
Duke folur për përshtypjet e tij pas vizitës së fundit në Prishtinë, ai thotë se kjo nuk ishte vizita e tij parë në Kosovë.
“Në të kaluarën unë kam vizituar këtë vend shumë herë në cilësinë e drejtorit i Drejtorisë sllovene për Prokurimin Publik dhe Kryetarit të Gjykatës së Auditorëve të Sllovenisë, kështu që unë jam i vetëdijshëm për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet Kosova. Ka ende hapësirë për përmirësimin e situatës në disa fusha”, tha Sholtes për gazetën serbe “Danas”, transmeton Telegrafi.
I pyetur lidhur me mundësinë e formimit sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave Serbe, Sholtes thotë se shpreson që “së shpejti të gjitha marrëveshjet do të nënshkruhen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe do të zbatohen plotësisht dhe në mirëbesim, duke përfshirë edhe atë ASK.”
Sholtes vlerësuar fillimin e dialogut të brendshëm në Serbi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke thënë se mirëpret këtë iniciativë derisa ajo udhëhiqet mënyrë të hapur dhe pragmatike. “Unë shpresoj se kjo mund të çojë në një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret që të arrihet në fazën e ardhshme të dialogut të Brukselit, Sholtes thekson se “ky dialog nuk mund të jetë i pafund”.
“Siç e theksova edhe më herët, dialogu duhet të përfundojë me një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve”, tha Sholtes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fronti Europian: A është pajtuar “VLEN” me OBRM-PDUKM-në për revidim të Korridorit 8?
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Rama del nga zyrat e SPAK: Të gjithë jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë