Vetura me të cilën po udhëtonte nëpër Halesowen të West Yorkshire, iu bllokua në mes të rrugës, andaj u detyrua ta shtynte.
Por, shoferi i paemëruar u detyrua ta ndiqte më pas, sepse vazhdonte të lëvizte pa kontrollon nëpër trafik, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kishte vetura që lëviznin në pjesë të ndryshme, makina shkoi teposhtë dhe zuri një kthesë, pa e dëmtuar askënd.
Ngjarja nuk do ishte aq e këndshme për ta shikuar, sikur gjithçka të mos përfundonte si duhet.
Në raste të tilla, shoferët duhet të kërkojnë ndihmë, pasi terreni i pjerrët mund të ishte i paparashikueshëm për mënyrën e lëvizjes së makinës. /Telegrafi/
https://youtu.be/3SBCDekUetY