Një i ri është shpëtuar nga rojet bregdetare në plazhin e Spillesë.

Mësohet se dy vrojtuesit Festim Sula dhe August Hoxha kanë bërë heroin ditën e sotme, teksa i kanë dhënë ndihmën e parë djalit që rrezikoi të mbytej.

Reklama

Roja bregdetare, August Hoxha e ka parë të riun teksa po nxirrej nga deti prej pushuesve që i kishin ardhur në ndihmë fillimisht dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Më pas Fabjan Hallullli është transportuar në drejtim të spitalit me ambulancë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. /BalkanWeb/