Shkurte Haxhiu ka folur në orët e mesnatës me banorët e tjerë rreth vizionit të saj dhe asaj që do të bënte nëse do të kishte më shumë fuqi dhe ndikim.

Ajo u shpreh se dashuria për Kosovën, kombin, traditën dhe gjuhën shqipe është e thellë dhe se synimi i saj do të ishte ta çonte vendin në maja më të larta.


“Nëse isha bërë e madhe, beso që Kosovën zonjë e kisha bërë. Betohem në Zot se kombin tim, vendin tim, traditën dhe gjuhën time i dua dhe kam dëshirë t’i çoj në maje", tha Haxhiu.

Foto: Instagram

Tutje, ajo shtoi se është e bindur për veprimet që do të ndërmerrte në të ardhmen.

“Po të bëhem më e madhe, e di çfarë do të bëja. Popullin tonë dhe vendin tonë ta bëjmë zonjë", përfundoi banorja.

Deklaratat e saj u pritën me interes nga banorët e tjerë, duke nxitur diskutime rreth të ardhmes dhe aspiratave për zhvillimin e vendit.

Shkurta pati një rrëfim mbi sfidat që ka kaluar derisa ka nisur me aktivitetin e saj human. /Telegrafi/