LAJMI I FUNDIT:

Shkupi “shijon” humbjen pas 17 ndeshjeve, mundet nga Sileksi në Kratovë

Shkupi “shijon” humbjen pas 17 ndeshjeve, mundet nga Sileksi në Kratovë

Liderët e Superligës së Maqedonisë së Veriut, Shkupi kanë “shijuar” humbjen e parë pas 17 ndeshjeve, pasi sot u mundën në Kratovë nga Sileksi me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-t.

Ekipi nga kryeqyteti e nisi mirë takimin në Kratovë, kur të parët shkuan në avantazh me golin e Trapanovskit në minutën e 12-të, mirëpo Sileksi përmbysi gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht ishte Nikolic që barazoi shifrat përkohësisht në minutën e 17-të, teksa katër minuta para fundit të fraksionit të parë, Kalanoski realizoi edhe golin e dytë për skuadrën nga Kratova.

Në pjesën e dytë nuk kishte ndryshime në rezultat, përderisa Shkupi e mbylli ndeshjen edhe me një futbollist më pak në fushë, me mbrojtësin Ilieski që u ndëshkua me karton të kuq, pas asaj goditje me bërryl që i bëri Kalanoskit në një duel.


Ndërkohë në ndeshjen tjetër që ishte në program në kuadër të kësaj xhiroje, Rabotniçki mundi Makedonija Gjorçe Petrovin falë golit të Gandos të realizuar në minutën e 53-të.

Me përfundimin e këtyre dy ndeshjeve, mbyllet edhe xhiroja e 14-të në Superligën e Maqedonisë.

Kampionati elitar shkon në pauzë dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese në vijim, teksa kthehet me 26 nëntor me ndeshjet e xhiros së 15-të në program. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori