Shkupi kryeson me vdekje në aksidentet e komunikacionit

Shkupi është qyteti ku gjatë viti 2017 ka pasur më shumë aksidente në trafik dhe atë 1652 aksidente me pasoja të rënda për jetën e pjesëmarrësve në komunikacion. Prej tyre 1617 aksidente kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore, ndërsa 37 prej tyre kanë vdekur, shkruan gazeta Koha.
Kështu thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sipas të cilës, në rrugët e Maqedonisë pothuajse çdo ditë ndodhë nga një aksident, gjegjësisht vitin e kaluar gjithsej 2500 persona kanë qenë drejtpërsëdrejti të involvuar në aksidente komunikacioni, ku përveç dëmeve materiale – ka pasur edhe persona që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda në komunikacion.
Sipas këtyre të dhënave të MPB-së, dëmet materiale të shkaktuara nga aksidentet në trafik përgjatë vitit 2017 kapin shifrën totale prej 116.803.187 denarë apo rreth 2 milionë euro. Shkupi është qyteti ku më së shumti kanë ndodhur aksidente në trafik ku të lënduar kanë mbetur 1617 persona, me pasoja të rënda 218 persona dhe me lëndime të lehta 2245 persona, ndërsa 37 kanë gjetur vdekjen. Dëmet materiale në të gjitha këto aksident të evidentuara nga MPB kapin vlerën prej 29.390.434 denarë apo rreth 478.000 euro.
Pas Shkupit, numër më të madh të aksidenteve në komunikacion ka pasur në qytetin e Strumicës, ku jetën e kanë humbur 30 persona dhe në Manastir gjatë vitit 2017 si pasojë e aksidenteve të rënda në komunikacion jetën kanë humbur 28 persona.
Në qytetin e Krushevës ka pasur vetëm dy aksidente në trafik me pasoja të rënda trupore, ndërsa në Berovë kanë ndodhur 8 aksidente trafiku po ashtu më pasoja të rënda trupore, por në asnjërin në këto aksidente nuk ka pasur të vdekur. Në ndërkohë, numri i personave të vdekur në aksidentet e rënda është 155 persona, prej të cilëve 77 janë vozitës të automjeteve, 44 persona udhëtarë dhe 34 persona këmbësorë. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohen për vjedhje, policia kërkon bashkëpunim e qytetarëve për identifikimin e disa personave

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës