Shkup, për shkak të defektit, pa ngrohje do të mbeten disa vende

EMV: Një pjesë e qytetit të Shkupit nesër do të jetë pa ngrohje Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë
EMV Furnizimi me ngrohje informon se për shkak të defektit në rrjetin distributiv në këtë moment ka ndërprerje të dërgesës së energjisë ngrohëse tek konsumatorët nga Qendra, Aerodromi, Lisiçe e Re, Kisella Voda dhe Autokomanda.
“Ekipet e EMV Furnizimi me ngrohje janë në terren me qëllim të detektimit të saktë të defektit dhe izolimit me qëllim të vendosjes së dërgesës normale të energjisë ngrohëse”, thuhet në informatën e publikuar në ueb faqen e kompanisë.
Për informata shtesë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 и 075 400 100.
Nga
Telegrafi
14 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































